LAJMI I FUNDIT:

Daja për ndeshjen e madhe ndaj Shkupit: Jemi pothuajse të barabarta, jemi komplet – Frashëri mbron portën

Daja për ndeshjen e madhe ndaj Shkupit: Jemi pothuajse të barabarta, jemi komplet – Frashëri mbron portën

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se ndeshja e kthimit kundër Shkupit, do të jetë më e vështirë se e para që u fitua 2-1.

Timonieri shqiptar ka thënë se ekipi i tij duhet të angazhohet maksimalisht edhe për 90-të minuta, në mënyrë që ta vazhdojë ëndrrën, kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani luan ndaj Shkupit të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinës prej orës 20:00.

“Mendojmë që nesër do të kemi ndeshje të vështirë. E vështirë për lojtarët sepse stafi nuk ka shumë vështirësi, vetëm duhet të ulë dozën e emocioneve, ta menaxhoj stresin që lojtarët të japin më të mirën e mundshme”, ka thënë ai.

I pyetur për ekipin favorit, Daja u shpreh se skuadrat janë pothuajse të barabarta.

“Nuk ka favorit direkt, dy skuadra pothuajse të barabarta. Kemi avantazh sepse fituam ndeshjen e parë, shpresojmë të na mbështesin tifozët. Duhet të djersitemi nëse mendojmë t’i shtyjmë ëndrrat përpara”.

“Nuk e kemi parashikuar që në start të arrijmë këtu. Gjithë kontingjenti është në dispozicion. Një lojtar të shohim si e ka gjendjen, ka qenë i diferencuar. Nuk dua ta publikoj dhe nuk dua të jap elemente shtesë. Është një nga mbrojtësit tanë në dyshim”, ka thënë Daja.

Në ndeshjen e kthimit, Daja ka bërë të ditur se në portë do të startojë Stivi Frashëri, pasi Damir Lulanoviq është i lënduar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Serie A
Lukaku thotë se do të rikthehet shumë shpejtë te një ish-skuadër e tij

Lukaku thotë se do të rikthehet shumë shpejtë te një ish-skuadër e tij

Serie A
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Premier League
Kalo në kategori