LAJMI I FUNDIT:

Dialogu asimetrik ka përfunduar, Kurti: RKS janë tabelat e Kosovës, opsionet për prodhimin e targave neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim

Dialogu asimetrik ka përfunduar, Kurti: RKS janë tabelat e Kosovës, opsionet për prodhimin e targave neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ndërsa theksoi se dialogu asimetrik ku Kosova më parë është temë sesa palë, nuk ngjan më në Bruksel.

Ai në deklaratën para gazetarëve theksoi se në takimin me dy emisarët do të shohë nëse ka opsione tjera, të reja.

“Dialogu asimetrik kur Kosova më parë temë sesa palë, nuk ngjan më në Bruksel. Ky është dallim tektonik, për të mirë.


E dyta, duhet ta shohim takimet e sotme a kanë opsione të tjera, të reja.

Opsionet kur Kosova duhet që të prodhojë targa neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim. Me mua si kryeministër, me këtë udhëheqje demokratike pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar nuk mund të ketë prodhimtari, status neutrale në Republikën e Kosovës. RKS janë tabelat e Kosovës dhe kjo është në përputhje madje edhe me zotimet e Beogradit në Bruksel”, tha kryeministri në konferencë, raporton Telegrafi.

Ai tha se opsionet për targa neutrale karshi targave të Kosovës kanë qenë nga ndërmjetësi Lajcak.

Ndërkaq, në mbledhjen e Qeverisë, Kurti lidhur me çështjen e targave KS, tha se nuk mund të rikthehen më në qarkullim.

“Në marrëveshjen e vitit 2018 vetë presidenti i Serbisë presidenti i Serbisë si nënshkrues i saj e ka pranuar që këto targa janë ilegale, si dhe ka pranuar që mundësia për regjistrim me targa KS është e përkohshme vetëm deri në shtator të vitit 2021.

Ata që i kanë konvertuar veturat e tyre gjatë periudhës janar 2017- janar 2018, po ashtu e kanë ditur këtë dhe rrjedhimisht që nga shtatori i vitit 2021 i kanë konvertuar këto targa nga KS në RKS pa asnjë incident të vetëm. Edhe tek konvertimi i deritanishëm i targave edhe tek lëshimi i atyre 2679 dokumenteve hyrje-daljeve përgjatë 19 orëve të së hënës së 1 gushtit nuk kemi asnjë incident dhe asnjë ankesë.

Targat KS nuk ka nevojë dhe nuk mund të rikthehen më në qarkullim. Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron Kosovën si shtet sovran dhe buron prej kësaj shtetësie e prej këtij sovraniteti dhe nuk mund të legjitimojë neutralitet vetanak ndaj vetë statusit të saj, se njëri prej opsioneve ka qenë që ne të prodhojmë targa neutrale”, ishte shprehur Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mimoza Kusari - Lila komenton largimin e dy deputetëve nga LVV-ja, tregon sa numra i kanë në Kuvend

Mimoza Kusari - Lila komenton largimin e dy deputetëve nga LVV-ja, tregon sa numra i kanë në Kuvend

Lajme

"Bjeri, bjeri", momenti kur Gazment Bardhi gjuan këmbën e karriges drejt Spiropalit

Lajme
Asgjësohen 19 krerë gjedhe, ishin pozitiv me tuberkuloz

Asgjësohen 19 krerë gjedhe, ishin pozitiv me tuberkuloz

Lajme
Vrasja në “Bon Vivant”, bashkëshortja e të ndjerit thotë se për këtë rast nuk është intervistuar nga Policia dhe as nga Prokuroria

Vrasja në “Bon Vivant”, bashkëshortja e të ndjerit thotë se për këtë rast nuk është intervistuar nga Policia dhe as nga Prokuroria

Drejtësi
Argjendaritë, cak i aksionit të Doganës dhe ATK-së në Pejë

Argjendaritë, cak i aksionit të Doganës dhe ATK-së në Pejë

Lajme
Kurti: Rusia dëshiron të zgjerohet në kurriz të Evropës, lufta e Ukrainës është një luftë për demokraci

Kurti: Rusia dëshiron të zgjerohet në kurriz të Evropës, lufta e Ukrainës është një luftë për demokraci

Politikë
Kalo në kategori