LAJMI I FUNDIT:

Fundjava me shi e shkarkime rrufesh

Fundjava me shi e shkarkime rrufesh
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se fundjava parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, për dallim nga ditët paraprake, si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.

Në shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike.


Reshjet parashihen të vijnë gjatë natës së premtes, për të vazhduar edhe gjatë vikendit në periudha të ndryshme kohore.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/