LAJMI I FUNDIT:

Borxhet e Barcelonës ndaj Pique dhe Busquets kalojnë shumën e 100 milionë eurove

Borxhet e Barcelonës ndaj Pique dhe Busquets kalojnë shumën e 100 milionë eurove

Barcelona ishte një nga klubet më aktive në afatin kalimtar veror, duke shpenzuar  mbi 153 milionë euro, pavarësisht se klubi u përball me probleme në regjistrimin e lojtarëve.

Por pavarësisht kësaj, gjiganti spanjoll mbetet në një deficit të madh, ndërsa janë të paktën 102 milionë euro që Barcelona i detyrohet kapitenëve, Gerard Pique dhe Sergio Busquets.

Ata, për të ndihmuar klubin në momente të vështira, hoqën dorë nga një pjesë e financave që u takonin, pra pranuan pagesën me këste dhe Barcelona detyrohet t’ua paguajë deri në fund të vitit 2024.


Prej tyre 52 milionë euro shkojnë për mbrojtësin, ndërsa 50 milionë euro për mesfushorin.

Mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të jetë në gjendje të respektojë kontratën apo nëse anëtarët e vjetër të skuadrës do t’i duhet përfundimisht t’i kërkojnë ato përmes gjykatave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori