LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja historike, Shkupi – Ballkani: Sa vlejnë dy skuadrat, kush janë lojtarët kryesorë dhe formacionet e mundshme

Ndeshja historike, Shkupi – Ballkani: Sa vlejnë dy skuadrat, kush janë lojtarët kryesorë dhe formacionet e mundshme

Shkupi dhe Ballkani do të jenë përballë njëra-tjetrës në një ndeshje që vlen një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe miliona euro në kontot e tyre.   

Dy klube shqiptare, të dyja kampion, njëra në Kosovë e tjetra në Maqedoninë e Veriut, do të takohen fillimisht në stadiumin ‘Toso Preoski’, të enjten nga ora 21:00.


Shkupit nëse i llogaritet edhe historia e Sloga Jugomagnat, ata kanë katër tituj kampioni, ndërsa Ballkani ka vetëm një titull kampioni në Kosovë.

Ballkani – Shkupi, ‘finalja’ shqiptare për një vend në grupet e Ligës së Konferencës
Lexo po ashtu Ballkani – Shkupi, ‘finalja’ shqiptare për një vend në grupet e Ligës së Konferencës

Skuadrat kanë kryer përgatitjet e fundit para kësaj përballje, ndërsa Telegrafi ua sjell disa nga pikat kryesor të këtyre dy përbërjeve.

Vlera e dy skuadrave

Të dy skuadrat kanë në gjirin e saj, lojtarë të mirë sa i përket rajonit, sidomos hapësirës shqiptare.

Shkupi është skuadër me internacionale dhe për këtë vlerësohet më lartë, me një shumë të përgjithshme prej 5.62 milionë euro.

Në skuadër ka 29 lojtarë, ku 26 prej tyre kanë vlerë në Transfermarkt.

Ballkani në anën tjetër ka vlerë 3 milionë e 900 mijë euro dhe ka 26 lojtarë në listë.

Lojtarët më të vlefshëm

Shkupi siç e thamë më lartë është një ekip më internacionale, pasi në skuadër ka lojtarë shqiptarë, maqedonas, senegalezë, nigerian, kostarikas, algjerian e gjeorgjian.

Dy më të shtrenjtit janë sulmuesi nigerian Sunday Adetunji që vlen 800 mijë euro, aq sa vlen edhe mesfushori nga Kosta Rika, Freddy Alvarez.

Pas tyre është mbrojtësi Gagi Margvelashvili që ka vlerë prej 350 mijë euro.

Sa i përket Ballkanit, lojtari më i shtrenjtë është Ermal Krasniqi që ka një vlerë prej 350 mijë eurove.

Me vlerë prej 300 mijë euro janë Armend Thaqi dhe Edvin Kuc, ndërsa pak më poshtë  vlerësohen Nazmi Gripshi dhe ardhja e re Dejan Zarubica.

Formacionet e mundshme 

Shkupi luan në portën me portierin Kristijan Naumovski, ndërsa mbrojtja zakonisht përbëhet nga emra si Angelce Timovski, Gagi Margvelashvili, Faustin Senghor dhe Bleron Sheji.

Mesfusha ka emra si kapiteni Freddy Alvarez, Putita dhe Ali Adem.

Sa i përket sulmit i prin lojtari më i rrezikshëm Sunday Adetunji, i përkrahur nga Pepi Giorgiev dhe Albert Diene.


Shkupi: Naumovski, Timovski, Margvelashvili, Sengor, Sheji, Adem, Alvarez, Putita, Diene, Adetunji, Gioriev.


Në anën tjetër Ballkani portën tash e sa ndeshje janë duke ia besuar portieri Damir Ljuljanovic, ndërsa në mbrojtje luajnë Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Astrit Thaqi.

Mesfusha i besohet dyshes Lindon Emërllahu dhe kapitenit Ediv Kuc, ndërsa më të avancuar luajnë Nazmi Gripshi, Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi.

Sulmi me shumë gjasë do t’i besohet sërish të riut Albio Rrahmani edhe pse në skuadër është afruar së fundi Dejan Zarubica.

Ballkani ka në bankë edhe emra si Leonit Abazi, Qëndrim Zyba dhe   Lucas Cardoso që mund ta bëjnë ndryshimin.


Ballkani: Ljuljanivic, Arm. Thaqi, Dellova, Jashanica, As. Thaqi, Kuc, Emërllahu, Krasniqi, Gripshi, Korenica, Rrahmani.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori