LAJMI I FUNDIT:

Mes interesimit të madh të Barcelonës, City ia cakton çmimin Bernardo Silvas

Mes interesimit të madh të Barcelonës, City ia cakton çmimin Bernardo Silvas

Barcelona është e bindur se do të mund të transferojë Bernardo Silvan nga Manchester City në këtë afat kalimtar.

Gjiganti katalanas ka kohë që është i interesuar në portugezin, por ende nuk ka bërë ofertë zyrtare.


Sipas asaj që raporton The Athletic, kampioni i Ligës Premier e ka njoftuar Barcelonën se do iu duhen 100 milionë euro për të marrë kartonin e Silvas që ka kontratë deri në vitin 2025.

Bernardo Silva i përgjigjet zërave për transferimin e tij te Barcelona
Lexo po ashtu Bernardo Silva i përgjigjet zërave për transferimin e tij te Barcelona

Lojtari po e dëshiron kalimin në “Camp Nou”, mirëpo ka bërë të ditur se nëse lëvizja nuk realizohet, ai është i lumtur të qëndrojë edhe në “Etihad”.

Barcelona aktualisht ka aktivizuar edhe levën e katërt për t’i regjistruar disa nga transferimet dhe renovimet që i bëri në këtë verë.

Andaj, gjigantit katalanas do t;i duhet të shesë lojtarë, për të realizuar transferimin e Silvas, e që Frenkie de Jong që kërkohet nga Manchester United dhe Chelsea mund t’u realizojë këtë operacion. /Telegrafi/