LAJMI I FUNDIT:

Bernardo Silva i përgjigjet zërave për transferimin e tij te Barcelona

Bernardo Silva i përgjigjet zërave për transferimin e tij te Barcelona

Mesfushori me tipare sulmuese i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka folur në lidhje me thashethemet e fundit që po e lidhin me një transferim te Barcelona gjatë këtij afati kalimtar.

Barcelona ka transferuar tashmë emra të njohur si Robert Leëandoëski, Raphinha, Jules Kounde, Franck Kessie dhe Andreas Christensen, teksa ka nënshkruar gjithashtu kontratë të re edhe me Ousmane Dembele.


Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Camp Nou nuk duan të ndalen në këtë afat kalimtar të verës dhe synojnë edhe transferime tjera për t’i dhënë Xavit një ekip sa më konkurrues për të gjithë trofetë.

Barcelona arrin marrëveshje personale me Bernardo Silvan?
Lexo po ashtu Barcelona arrin marrëveshje personale me Bernardo Silvan?

Njëri nga lojtarët që është përfolur me një transferim së fundmi është ylli portugez i Cityt, Bernardo Silva, i cili u raportua se ka edhe marrëveshje personale me Blaugranët.

Për thashethemet e tij të transferimit ka folur vet portugez, i cili ka bërë disa deklarata politike, pa sqaruar të gjithën.

“Marrëdhënia ime me klubin është shumë e sinqertë. Unë kam qenë i hapur me ta dhe ata e dinë se çfarë dua”, ka thënë fillimisht Silva.

“Ndonjëherë duhet të shesësh”, Guardiola e pranon se Bernardo Silva mund të transferohet te Barcelona
Lexo po ashtu “Ndonjëherë duhet të shesësh”, Guardiola e pranon se Bernardo Silva mund të transferohet te Barcelona

“Nëse qëndroj, jam shumë i lumtur dhe gjithmonë do ta respektoj këtë klub dhe do të jap më të mirën time”.

“Nëse jo, ky është futbolly dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori