LAJMI I FUNDIT:

Burri që kishte shtënë me armë mbi autorin e sulmit në Cetinje, i paqasshëm për policinë e Malit të Zi

Burri që kishte shtënë me armë mbi autorin e sulmit në Cetinje, i paqasshëm për policinë e Malit të Zi

Aleksandar Boshkoviq, shef i Departamentit për Parandalimin e Krimit të Përgjithshëm në Sektorin e Luftimit të Krimit, ka deklaruar për televizionin publik të Malit të Zi, se burri N.K nga Cetinja, që qëlloi për vdekje autorin e sulmit të përgjakshëm Vuk Borilloviq, aktualisht nuk është i qasshëm për policinë.

Akoma nuk është vërtetuar nëse Borilloviq kishte ndërruar jetë nga plumbat e shkrepur nga policia apo nga burri me inicialet N.K, transmeton Telegrafi.

“Janë ndërmarrë të gjitha masat që ai (N.K.) të sigurohet si dhe të sigurohet prezenca e tij lidhur me këtë çështje”, shtoi Boshkoviq për televizionin publik të Malit të Zi.


Historitë e vrasjeve të shumta në Mal të Zi - ky i fundit ishte më i rëndë
Lexo po ashtu Historitë e vrasjeve të shumta në Mal të Zi - ky i fundit ishte më i rëndë

I pyetur nëse është konfirmuar motivi i sulmit të djeshëm, ku si pasojë mbetën të vrarë 11 persona dhe 6 tjerë u plagosën në Cetinje, Boshkoviq tha se hetimet janë duke vazhduar.

“Hetimet preliminare tregojnë se autori i sulmit ditëve të fundit ka shfaqur shenja të mëdha të ndryshimit të sjelljeve – madje ai kishte të caktuar një termin për kontroll te mjeku”, shtoi Boshkoviq.

Ai gjithashtu ka theksuar se është bërë obduksioni i autorit të krimit, si dhe deri më tani nuk mund të jep detaje – duke pranuar vetëm shkurt se në kufomën e viktimës ka pasur shumë plagë nga arma e zjarrit.

Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi - tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave
Lexo po ashtu Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi - tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave

Pas shkëmbimit të zjarrit mes sulmuesit dhe policisë, sipas Borilloviqit, disa plumba u shkrepën edhe nga N.K. nga Cetinja.

“Deri më tani nuk mund të konfirmojnë nëse vdekja erdhi si pasojë e plagosjes nga ana e policisë apo e qytetarit nga Cetinja”, shtoi Boshkoviq.

Kujtojmë që të premten rreth 15:30 policia e Malit të Zi, ka marrë informacione që në Medovina ka pasur të shtëna armësh.

Një i plagosur është në rrezik, tre drejt shërimit pas tragjedisë në Mal të Zi
Lexo po ashtu Një i plagosur është në rrezik, tre drejt shërimit pas tragjedisë në Mal të Zi

Policia fillimisht u kishte dalë në ndihmë të plagosurve, më pasi Borilloviq i kishte qëlluar me armë zjarri.

“Pasi janë përmbushur të gjitha kushtet edhe policia i është kundërpërgjigjur duke shkrepur mbi 20 plumba. Gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur një zyrtar policor”, tha për fund zyrtari policor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Botë
Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Kalo në kategori