LAJMI I FUNDIT:

Historitë e vrasjeve të shumta në Mal të Zi – ky i fundit ishte më i rëndë

Historitë e vrasjeve të shumta në Mal të Zi – ky i fundit ishte më i rëndë

Krimi i djeshëm në Cetinje, në të cilën një 34-vjeçar vrau dhjetë dhe plagosi gjashtë të tjerë para se të vritej, është më e rënda e kryer nga një individ në historinë moderne të Malit të Zi.

Tridhjetë vjet më parë, më 3 qershor 1992, Kosta Damjanoviq (22) vrau nëntë fshatarë në fshatin Pusonjski Do afër Pljevlja, pas së cilës u vra edhe ai.


Një vit më vonë, në vendbanimin Çokrije në komunën e Bjelopoljes, i mituri, Momçilo Ceroviq (14), vrau familjen e ngushtë – prindërit, vëllanë, kushëririn dhe mbesën trevjeçare dhe më pas kreu vetëvrasje, raporton vijesti.me.

Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi - tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave
Lexo po ashtu Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi - tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave

Një krim tjetër ndodhi në Bijelo Polje në vitin 1993, kur Novo Soshiq (44) vrau katër anëtarë të ngushtë një familje në shtëpinë e tyre. Në mesin e të vrarëve ishin dy fëmijë të moshës 12 dhe 8 vjeç dhe vetëm një djalë njëmbëdhjetë vjeçar mbijetoi, transmeton Telegrafi.

Srgjaan Stamenkoviq nga Nishi dhe pesë persona të tjerë vdiqën në vitin 2001 në Berane në shpërthimin e planifikuar të një ndërtese trekatëshe në qendër të qytetit.

Doli se Stamenkoviq e solli eksplozivin në çantë me urdhër të Zoran Stevançeviq (34) nga Beogradi, i cili u arrestua dy muaj pas krimit.

Një krim që nuk mbahet në mend në Mal të Zi - si rrodhi ngjarja ku mbetën të vdekur 11 persona
Lexo po ashtu Një krim që nuk mbahet në mend në Mal të Zi - si rrodhi ngjarja ku mbetën të vdekur 11 persona

Në vitin 2006, në natën e Vitit të Ri, Milan Zekoviq vrau një familje prej pesë anëtarësh në shtëpinë e tyre në Zelenica afër Herceg Novi. Mes viktimave ishin tre djem të moshës 12, 10 dhe 6 vjeç.

Ish-polici Slavko Miloviq nga Andrijevica vrau tre persona në Rijeka Marseniq në vitin 2012. Pasi vrau vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën, ai u vetëvra. /Telegrafi/