LAJMI I FUNDIT:

Një krim që nuk mbahet në mend në Mal të Zi – si rrodhi ngjarja ku mbetën të vdekur 11 persona

Një krim që nuk mbahet në mend në Mal të Zi – si rrodhi ngjarja ku mbetën të vdekur 11 persona

Vuk Boriloviq (34) nga Cetinja dje ka vrarë dhjetë bashkëqytetarë dhe ka plagosur gjashtë në qendër të Prijestonicës, Malit të Zi.

Gjatë dramës së përgjakshme në të cilën vrau edhe dy fëmijë të mitur, Boriloviqi qëlloi me pushkë gjuetie fqinjët, shërbimet e urgjencës mjekësore, pjesëtarët e policisë dhe kalimtarët.


Tragjedia në Cetinje, Qeveria e Malit të Zi shpall tri ditë zie
Lexo po ashtu Tragjedia në Cetinje, Qeveria e Malit të Zi shpall tri ditë zie

Sipas pretendimeve të autoriteteve, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ai është qëlluar për vdekje nga shtetasi N.K.

Më parë, Boriloviq refuzoi të dorëzohej tek autoritetet e zbatimit të ligjit, edhe pse ishte i rrethuar, raporton vijesti.me.

Trupi i tij është dërguar për obduksion mbrëmë dhe sipas informacioneve jozyrtare ai ka plagë të shumta me armë zjarri. Është thënë se ekspertët do të përcaktojnë se si ka vdekur dhe nëse është qëlluar nga një armë e vetme.

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviqi ka nisur krimin duke hyrë në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe ka vrarë në derë njëmbëdhjetë vjeçarin M, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas ka qëlluar nënën e tyre – Natasha Pajoviq Martinoviq.

Pasi i ka vrarë, ka telefonuar babanë e fëmijëve dhe bashkëshortin e Natashas, Millosh Martinoviqin. “Unë e kam vrarë familjen tënde”, thonë bashkëbiseduesit e Vijestit nga Policia.

Tragjedia në Mal të Zi, humbën jetën 11 persona - MPB jep informacione të reja
Lexo po ashtu Tragjedia në Mal të Zi, humbën jetën 11 persona - MPB jep informacione të reja

Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau shtatë persona të tjerë dhe ka plagosur gjashtë të tjerë.

Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviqit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar – Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun (32). Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre, Rajko Drecun (56), i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Boriloviq vrau edhe fqinjin e tij, Milan Mitroviq (37), e më pas dajën e tij, Goran Gjurishiq (54), dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra (52) dhe Danijela Radunoviq (51).

Vijestit u tha se Boriloviq, i rrethuar me fishekë dhe një pushkë në dorë, u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij, I.J. dhe e ftoi të dilte jashtë.

Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë – Slavica Zviter, Filip Gjurkoviq, Mileva Ramadanoviq dhe Darinka Çelebiq, si dhe polici Ljubisha Maksimoviq, i cili po përpiqej ta nënshtronte në tokë.

Një i plagosur është në rrezik, tre drejt shërimit pas tragjedisë në Mal të Zi
Lexo po ashtu Një i plagosur është në rrezik, tre drejt shërimit pas tragjedisë në Mal të Zi

Ndërkihë, Qendra Klinike e Malit të Zi bëri të ditur mbrëmë se tre nga të plagosurit janë operuar dhe janë vendosur në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Autoritetet nuk zbuluan detajet dhe motivet që e shtynë Boriloviqin të kryente aktin brutal.

Drejtori i Administratës Policore (UP), Zoran Brgjanin, ka njoftuar mbrëmë vonë se, sipas rrethanave të njohura, Boriloviq rreth orës 15:30 ka vrarë viktimat e para – Martinoviqët.

“Ai ka qëlluar mbi një familje, anëtarët e së cilës qëndronin në banesat e tij si qiramarrës në vendbanimin Medovina. Me atë rast, duke përdorur armën e zjarrit, pushkën e gjuetisë, ai u ka marrë jetën dy fëmijëve, njëri tetë dhe tjetri njëmbëdhjetë vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila vdiq në një institucion mjekësor. Më pas ka dalë dhe me të njëjtën armë zjarri ka qëlluar në drejtim të banorëve të këtij vendbanimi, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë”, njoftoi policia.

Masakra në Mal të Zi, reagon Abazoviq: Një tragjedi që nuk është parë
Lexo po ashtu Masakra në Mal të Zi, reagon Abazoviq: Një tragjedi që nuk është parë

Ushtruesi i detyrës së prokurores supreme të shtetit, Maja Jovanoviq, ka njoftuar se në Cetinje ka ndodhur një tragjedi për mbarë shoqërinë dhe se kanë nisur hetimet në lidhje me krimin që nuk mbahet në mend në shtetin malazez.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave, për të gjithë banorët e Cetinjës dhe qytetarët e Malit të Zi”, tha Jovanoviq.

Ndryshe, Qeveria e udhëhequr prej kryeministrit Dritan Abazoviq ka shpallur tre ditë zie. /Telegrafi/