Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte beson se Romelu Lukaku ishte ende një nënshkrim i mirë për Chelsean, pavarësisht kthimit të tij te Interi këtë verë.
Blgu nënshkroi për Blutë verën e kaluar për një tarifë rekord të klubit, por pas një fillimi pozitiv në periudhën e tij të dytë në klub, ai nuk arriti të bënte një ndikim të vërtetë në “Stamford Bridge”.
Ai tani është rikthyer në “San Siro” në një marrëveshje huazimi për një sezon pasi shënoi vetëm 15 gola në 44 ndeshje sezonin e kaluar.
Conte, i cili më parë ishte në krye të Chelseat nga viti 2016 deri në 2018, kaloi dy sezone në Inter përkrah sulmuesit belg, me dyshen që rezultuan të suksesshëm së bashku.
Ata fituan titullin e Serie A në 2021, me Lukaku që shënoi gjithsej 64 gola në të gjitha garat gjatë këtyre dy viteve.
Pavarësisht formës së dobët të 29-vjeçarit në Londrën perëndimore, Conte ende beson se ai ishte një nënshkrim i mirë për skuadrën e Thomas Tuchel.
Kur foli për mediat përpara përballjes së Chelseat kundër Spurs të dielën përmes Telegraph, ai deklaroi: “Ne po flasim për një shumë të madhe parash për një lojtar dhe mendoj se po flasim për një sulmues vërtet të rëndësishëm në botë”.
“Por, ndonjëherë ndodh një situatë jashtë futbollit dhe mendoj se Romelu jetoi dy vjet në Milano dhe ai ishte mbret”.
“Tifozët i treguan atij shumë pasion dhe mendoj se ai është një djalë që ka nevojë për këtë. Dhe për këtë arsye, unë mendoj se ai donte të kthehej në Milano. Por, me siguri, nënshkrimi ishte një nënshkrim i mirë për Chelsean”.
“Pastaj, ju e dini shumë mirë se ka lojtarë që kanë nevojë për më shumë kohë për të bërë një ndikim. Por, me siguri, ai ishte një nënshkrim i mirë për Chelsean”.
“Ai ka potencialin për të luajtur në Ligën Premier. Më kujtohet shumë mirë kur filloi të luante sezonin e kaluar, ai luajti shumë mirë dhe ju në media thatë se Lukaku është vërtet i fortë”.
“Shumë gjëra mund të ndodhin që besimi të bjerë. Tani është e drejtë që ai të luajë për një klub të rëndësishëm në Itali për të provuar të rifitojë besimin te vetja”.
“Mirëpo, ne po flasim për një sulmues vërtet të rëndësishëm, vërtet të mirë”, shtoi më tej trajneri i Totternhamit.
Të dyja skuadrat po shkojnë në derbin e Londrës të së dielës pas fitoreve në fundjavën hapëse të sezonit të Ligës Premier.
Chelsea fitoi 1-0 si mysafir i Evertonit, ndërsa Spurs mposhtën Southampton 4-1 në shtëpi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëYlli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin
Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi
Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias
Lamine Yamal zbulon planin e tij rezervë nëse do largohej nga futbolli
Zlatan Ibrahimovic tregon nëse Milani do ta transferojë Marcus Rashfordin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali