LAJMI I FUNDIT:

FBI gjen 11 komplete të dokumenteve sekrete në vilën e Trumpit – disa konsiderohen me nivelin më të lartë të sekretit

FBI gjen 11 komplete të dokumenteve sekrete në vilën e Trumpit – disa konsiderohen me nivelin më të lartë të sekretit

FBI ka zbuluar 11 komplete të dokumenteve sekrete gjatë bastisjes së kryer në rezidencën e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida.

Siç raporton Wall Street Journal, disa prej dokumenteve sekrete në vete bartnin mbishkrimin “sekret”, transmeton Telegrafi.


Mediat amerikane raportojnë se agjentët e FBI-së nga pushimorja e Trumpit dhe rezidenca në Palm Beach të Floridas, kanë marrë rreth 20 kuti me dokumente – përfshirë regjistrat – sete të materialeve sekrete të qeverisë, fotografi dhe të paktën një dokument të shkruar me dorë.

Agjentët Federal kanë sekuestruar sete “të dokumenteve sekrete SCI”, që konsiderohet si sekreti më i madh.

Agjentët kanë gjetur edhe dokumente tjera sekrete, por jo të këtij niveli –tri sete të dokumenteve të fshehta” dhe tri tjera sekret” – të nivelit më të ulët, thuhet ndër tjera në raportin e Wall Street Journal.

E në mesin e dokumenteve të sekuestruara nga pushimorja e Trumpit ishin dokumentet për Roger Stone, besnikun e përbetuar të Trumpit, që në vitin 2019 u dënua pasi gënjeu Kongresin amerikan lidhur me hetimet e zhvilluara sa i përket përfshirjes ruse në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.

Wall Street Journal shkruan se gjatë hetimeve janë gjeture edhe dokumente për presidentin francez, por nuk është theksuar se për çfarë informacionesh bëhet fjalë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori