LAJMI I FUNDIT:

Benzema: Largimi i Ronaldos nga Real Madridi më bëri më ambicioz

Benzema: Largimi i Ronaldos nga Real Madridi më bëri më ambicioz

Karim Benzema ka thënë se ai është bërë më ambicioz që kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi, edhe pse ai e vlerëson yllin portugez si udhërrëfyes të tij në vitet kur të dy ishin bashkëlojtarë në Spanjë.

Pasi arriti lartësi të paprecedentë me Real Madridin, Ronaldo u largua nga klubi për t’iu bashkuar Juventusit në vitin 2018 pas nëntë vitesh me gjigantët spanjollë.


Dhe, në vitet që pasuan, Benzema e ka përmbushur më shumë aftësi rolin e golashënuesit kryesor të klubit pasi ai ka pranuar se duhej të rregullonte veten pas largimit të Ronaldos.

Real Madridi nuk nxiton për një numër 9 të ri, Benzema do qëndroj së paku edhe dy vite të tjera
Lexo po ashtu Real Madridi nuk nxiton për një numër 9 të ri, Benzema do qëndroj së paku edhe dy vite të tjera

Ylli francez ka folur për largimin e Ronaldos, të cilin e ka cilësuar si udhërrëfyes të tij gjatë kohës në Santiago Bernabeu.

“Është e vërtetë që kam shënuar më shumë gola që kur ai u largua, por kur ai ishte këtu unë asistoja dhe ai më ndihmoi shumë brenda dhe jashtë fushës”.

“Por, e dija se mund të bëja më shumë. Kur ai u largua, ishte koha për të ndryshuar lojën dhe ambicien time dhe deri më tani po shkon mirë”, ka thënë Benzema.

Ndryshe, Benzema dhe Ronaldo, së bashku me Gareth Bale të njohur si “BBC” ishin njëra nga treshet sulmuese më të mira në histori, ndërsa së bashku fituan çdo trofe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori