LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski u kërkoi falje tifozëve të Bayern Munich, por tregon edhe lumturinë që po ndjenë te Barcelona: Ndihem si një fëmijë me një lodër të re

Lewandowski u kërkoi falje tifozëve të Bayern Munich, por tregon edhe lumturinë që po ndjenë te Barcelona: Ndihem si një fëmijë me një lodër të re

Robert Lewandowski u ka kërkuar falje edhe një herë të gjithë tifozëve të Bayern Munich për largimin nga klubi, duke shtuar se tani ndihet si një fëmijë me një lodër të re pas kalimit te Barcelona.

Lewandowski dëshironte me gjithë zemër të largohej nga Bayern Munich dhe të vazhdonte karrierën në Barcelonë, por fillimisht klubi ia mbylli dhe pastaj kërkoi 50 milionë euro nga klubi spanjoll.

Në fund drejtuesit e skuadrës nga Nou Camp paguan shumën e kërkuar dhe siguruan firmën e polakut.


“E di që largimi im ka prekur shumë fansa, këtë mund ta kuptoj dhe për këtë dua të kërkoj falje edhe një herë. Ishte e rëndësishme dhe e nevojshme për mua të kuptoja se jam gati për një ndryshim”.

“Në fund të fundit, të gjithë jemi njerëz. Pas 12 vitesh në Gjermani u bë e qartë për se koha ime kishte mbaruar. Situata ishte e vështirë për të gjithë dhe ne duhej të gjenim opsionin më të mirë”, ka thënë Lewandowski për Marca.

Pas kësaj, ai thotë se kishte shumë nevojë për një ndryshim dhe po ndjehet shumë mirë.

“Kisha nevojë për një ndryshim, më duhej një udhëtim në një vend tjetër dhe një klub tjetër. Tani ndihem si një fëmijë me një lodër të re”, deklaroi Lewandowski.

Lewandowski shënoi 344 gola në 375 ndeshje gjatë tetë sezoneve te Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori