BE-ja pranon se ka vonesa në zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë
Bashkimi Evropian pranon se ka vonesa në zbatimin e udhërrëfyesit për Marrëveshjen e Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë, dhe fajin për këtë ua lë “teknikaliteteve”.
“Përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Energjisë dhe udhërrëfyesit mbetet në duart e palëve”, tha për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i BE-së.
Kosova dhe Serbia më 21 qershor kanë nënshkruar udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Me këtë marrëveshje synohet të rregullohet çështja e furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Qytetarët e këtyre komunave që nga viti 1999 nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Përgjatë viteve, borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.
Zyrtarët e institucioneve të sektorit të energjisë në Kosovë, thanë se kanë përmbushur pjesën e tyre të dalë nga udhërrëfyesi, që ka të bëjë me licencimin e një kompanie serbe – në këtë rast kompaninë Elektrosever – që do të furnizojë dhe faturojë energjinë në veri.
Ndryshe, Elektrosever është pronë e kompanisë energjetike të Serbisë EPS (Elektroprivreda Srbije). Kjo kompani mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor.
Zyrtarët e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) i thanë Radios Evropa e Lirë se Elektrosever nuk ka dërguar të dhënat për konsumatorët në veri te ta.
Sipas udhërrëfyesit, dërgimin e të dhënave për konsumatorët, kjo kompani serbe është dashur ta përfundojë shtatë ditë pas marrjes se licencës. Ndërkaq, dhjetë ditë pas marrjes së licencës për furnizim, Elektroseveri është dashur të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe Kompaninë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), në mënyrë që të operojë në tregun e Kosovës.
“Por, marrëveshjet e nënshkruara nga ana e KOSTT-it në përputhje me format standarde të aprovuara nga ZRRE-ja, ende nuk i kemi pranuar të nënshkruara nga ana e Elektrosever”, thuhet në përgjigje të KOSTT-it.
Nga BE-ja thanë se KOSTT-i, KEDS-i dhe Elektroseveri janë në komunikim të rregullt.
“Ata po ashtu i raportojnë rregullisht Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”.
Blloku evropian tha se do të ndihmojë palët për pyetjet e hapura që mund të kenë për udhërrëfyesin.
“BE-ja ndërmjetëson dialogun mes palëve, ne nuk jemi arbitrar”, thuhet në përgjigjen e BE-së.
Megjithatë, pala kosovare ankohet se Elektrosever ende nuk ka dërguar as plan të investimit, apo analiza të bëra për koston e mirëmbajtjes dhe humbjeve në rrjet.
Këto përmenden në pikën e gjashtë të udhërrëfyesit ku thuhet se brenda 45 ditëve nga sigurimi i licencës KOSTT dhe KEDS, në konsultim me Elektroseverin do t’ia dorëzojnë ZRRE-së këtë dokument.
Kompania Elektrosever nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me vonesat e zbatimit të udhërrëfyesit, por pronari i kësaj kompanie, EPS nga Serbi, në fillim të korrikut i tha Radios Evropa e Lirë se licenca për kompaninë që kanë marrë nga ZRRE-ja “ende nuk është funksionale” dhe se “kompania aktualisht nuk ka klientë”.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 8 gusht kërkoi që “faktorët ndërkombëtarë, e në veçanti Brukseli, do të duhej ta regjistronte, qortonte dhe ndëshkonte Beogradin” për moszbatimin e afateve kohore të parapara në udhërrëfyes.
“Nuk kam kurrfarë mundësie në dimrin që vjen, të paguaj për veriun e Kosovës”, tha ai.
Llogaritet se fatura e përgjithshme e konsumatorëve për energji në veri shkon deri në 12 milionë euro në vit. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje