Kryeministri i vendit Albin Kurti të hënën në një intervistë dhënë për të përditshmen italiane “La Repubblica” dhe për Radio Evropa e Lirë foli për rrezikun që mund t’i shfaqet Kosovës nga Serbia, si dhe për protestat e javës së kaluar në veri, të cilat sipas tij, nuk ishin spontane, por të organizuara nga Beogradi me mbështetje të Rusisë.
Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” tha në një prononcim për Telegrafin, se diskursi i tillë i kryeministrit është një tendencë për të tërhequr vëmendjen e publikut nga problemet e mëdha ekonomike që po kalon Kosova.
Demhasaj ka thënë se tendenca që me ngjall në publik idenë që jemi të rrezikuar nga një luftë potenciale nga Serbia është e pavend.
“Po më duket më tepër si një tendencë për të tërhequr vëmendjen e publikut nga problemet e mëdha ekonomike që po kalon Kosova sot, duke u bazuar dhe tek shkalla e lartë e inflacionit, ikja e të rinjve nga Kosova dhe krejt këto probleme që janë sot në Kosovë. Kjo është tendenca që me ngjall në publik idenë që jemi të rrezikuar nga një luftë potenciale nga Serbia, gjë që më duket se është e pavend”, tha ai.
Sipas tij, përderisa në Kosovë sigurinë e ofron NATO nuk mund të pritet që Serbia të mendojë ta sulmojë Kosovën.
“Dihet se kush e ofron sigurinë në Kosovë, KFOR-i në kuadër të NATO-s. Në momentin kur NATO qëndron në Kosovë për të ofruar siguri, atëherë nuk mund të presim që Serbia të guxojë as të mendojë ta sulmojë Kosovën. Kështu që krejt kjo ideja që Kosova është e rrezikuar, mendoj që është e ekzagjeruar në aspektin qysh po e thotë Kurti. E, më tepër mendoj që është për tërheqje të vëmendjes”, tha tutje ai.
Ai thotë se nuk beson që Kosova është e kërcënuar nga lufta.
“Kishte tendencë të acarimit të situatës në veri, pak ditë më parë kur vendimi për reciprocitetin duhej të hynte në fuqi. Por, asnjëherë nuk besoj që Kosova është e kërcënuar nga lufta”.
Demhasaj u shpreh se diskursi i tillë i kryeministrit krijon pasoja negative.
“Po e shohim në çfarë shkalle të lartë po kalon Kosova. Krizë ekonomike, mungesë të investimeve të brendshme dhe të jashtme. Është një lloj tendence për të tërhequr vëmendjen që ne po rrezikohemi nga lufta. ‘Ju mos mendoni për gjëra të tilla’. Mendoj që kjo ka edhe pasoja negative, sepse fakti që ti vazhdimisht po e potencon në publik ‘Kosova është e rrezikuar nga lufta’, kjo lë pasoja tek investimet e huaja që mund të vijnë në Kosovë. Ndikon edhe tek qytetarët që vrapojnë për të blerë gjëra të ndryshme nëpër markete. E, kjo ndikon dhe në rritje të çmimeve. Prandaj mendoj që diskursi i kryeministrit duhet të jetë më i kujdesshëm kur flet për çështjen e kërcënimeve apo luftës”, tha Demhasaj, për Telegrafin.
Edhe, analisti politik Ilir Ibrahimi, ka komentuar deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha për median italiane të hënën se ekziston rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Ibrahimi tha se Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik.
“Të dyja këto kërkojnë menaxhim dhe lidership dhe nuk mund të tejkalohen me gjuhë luftënxitëse”, ka thënë ai.
Ibrahimi përmendi shkuarjen e Kurtit në festivalin “Sunny Hill”, për të cilin tha se nuk e kupton kryeministrin se si mund të bëjë dy veprime që nuk shkojnë njëra me tjetrën.
“Nuk e kuptoj se si kryeministri në të njëjtën ditë mund të deklarojë se vendi kërcënohet nga lufta, dhe ndërkohë në mbrëmje të shkojë dhe të vallëzojë në një festival ndërkombëtar, i cili përveç të rinjve kosovarë, ka sjellë edhe vizitorë nga mbarë bota”, u shpreh më tej.
Tutje theksoi se deklarimet e Kurtit mund të kenë efekt jo të mirë tek qytetarët si dhe në arenën ndërkombëtare.
“Deklarimet e kryeministrit merren seriozisht sepse supozohet se ai ka informata të dorës së parë. Ato kanë efekt te qytetarët por edhe në arenën ndërkombëtare, si te vizitorët, ashtu edhe te investitorët”.
“Nëse do të kishte ndonjë rrezik lufte, reagimin e parë për ndonjë mobilizim do ta kishte bërë KFOR. Një gjë të tillë nuk e kemi parë. Atëherë pse bëhen këto deklarata nga kryeministri kur dihet që ato kanë vetëm efekte negative, sidomos kur janë të pabaza”, deklaroi Ibrahimi.
Ndërkaq, edhe të hënën pati reagime të opozitës kundrejt deklaratës së Kurtit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje