LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi, Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik

Ibrahimi, Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik

Edhe analisti politik Ilir Ibrahimi, ka komentuar deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha për median italiane të hënën se ekziston rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ibrahimi tha se Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik.


“Të dyja këto kërkojnë menaxhim dhe lidership dhe nuk mund të tejkalohen me gjuhë luftënxitëse”, ka thënë ai.

Ibrahimi përmendi shkuarjen e Kurtit në festivalin “Sunny Hill”, për të cilin tha se nuk e kupton kryeministrin se si mund të bëjë dy veprime që nuk shkojnë njëra me tjetrën.

Siguria në Kosovë dhe protestat në veri – partitë opozitare reagojnë ndaj deklaratës së Kurtit për La Repubblica  
Lexo po ashtu Siguria në Kosovë dhe protestat në veri – partitë opozitare reagojnë ndaj deklaratës së Kurtit për La Repubblica  

“Nuk e kuptoj se si kryeministri në të njëjtën ditë mund të deklarojë se vendi kërcënohet nga lufta, dhe ndërkohë në mbrëmje të shkojë dhe të vallëzojë në një festival ndërkombëtar, i cili përveç të rinjve kosovarë, ka sjellë edhe vizitorë nga mbarë bota”, u shpreh më tej.

Tutje theksoi se deklarimet e Kurtit mund të kenë efekt jo të mirë tek qytetarët si dhe në arenën ndërkombëtare.

“Deklarimet e kryeministrit merren seriozisht sepse supozohet se ai ka informata të dorës së parë. Ato kanë efekt te qytetarët por edhe në arenën ndërkombëtare, si te vizitorët, ashtu edhe te investitorët”.

“Nëse do të kishte ndonjë rrezik lufte, reagimin e parë për ndonjë mobilizim do ta kishte bërë KFOR. Një gjë të tillë nuk e kemi parë”.

“Atëherë pse bëhen këto deklarata nga kryeministri kur dihet që ato kanë vetëm efekte negative, sidomos kur janë të pabaza”, deklaroi Ibrahimi.

Ndërkq, edhe të hënën pati reagime të opozitës kundrejt deklaratës së Kurtit. Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori