Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Punëve të Brendshme i cili ende nuk ka hyrë në fuqi, pasi është shtyrë afati deri më 1 shtator, qytetarët kanë adresuar një mori pyetjesh për regjistrimin e automjeteve të tyre nga targat e vjetra në ato të reja, RKS.
Në lidhje me këtë MPB, përmes një njoftimi ka sqaruar se regjistrimi i automjeteve të qytetarëve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.
“Pyetje të shpeshta në lidhje me regjistrimin e mjeteve me targa ‘RKS’ të mjeteve që posedojnë targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’ dhe ‘DA’ apo ‘ĐA’. Në kuadër të fushatës për regjistrimin e mjeteve qytetarët kanë adresuar një numër të pyetjeve, për të cilat përgjigjet i gjeni si në vijim. Ftojmë të gjithë qytetarët, të shfrytëzojnë këtë mundësi nga data e fillimit të regjistrimit me 1 shtator 2022- 31 tetor 2022. Për çdo pyetje shtesë na shkruani në zip-mpb@rks-gov.net”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Më poshtë lexoni përgjigjet e MPB-së se si qytetarët mund të regjistrojnë automjetin e tyre me targat e RKS-së:
Në cilat qendra mund të bëhet regjistrimi?
Regjistrimi i mjeteve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.
A lejohet regjistrimi i veturave me patentë shofer të lëshuar nga Serbia?
Po. Sipas UA Nr.03/2022, për regjistrimin e veturave me targa RKS nuk është i domosdoshëm patentë shoferi i Republikës së Kosovës, por vetëm kërkohet patentë shofer me afat të vlefshëm.
A lejohet regjistrimi i mjeteve të cilat kanë bërë vazhdimin e regjistrimit me këto targa pas datës 21 prill 2022?
Po. Mjetet të cilat janë pajisur për herë të parë me targa ilegale brenda periudhës 10 qershor 1999 – 21 prill 2022, por që kanë vazhduar regjistrimin me këto targa pas datës 21 prill 2022, mund të bëjnë regjistrimin e mjeteve me targa RKS.
A duhet të paguhen taksat doganore në rast të ndërrimit të pronarit pas regjistrimit të mjetit me targa RKS nga targat ilegale.
Jo. Në rast të ndërrimit të pronarit të mjetit që është regjistruar me traga RKS, pronari i ri nuk është i obliguar të paguajë taksat doganore.
A kërkohet Polica e Sigurimit e Republikës së Kosovës për regjistrimin e veturave me targa RKS?
Po. Për regjistrimin e veturave me targa RKS është e nevojshme të paraqitet Polica e Sigurimit e Republikës së Kosovës.
A duhet të paraqitet certifikata e rregullsisë teknike me rastin e regjistrimit të mjeteve me targa RKS.
Certifikata e rregullsisë teknike duhet të paraqitet vetëm në rastet kur mjetet me targa ilegale nuk kanë certifikatë të regjistrimit me afat vlefshmërie. Në rastet kur mjetet kanë certifikatë të regjistrimit me afat vlefshmërie, duhet të paraqitet polica e sigurimit origjinale, në mënyrë që ata të lirohen nga kontrolla teknike.
A lejohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS për personat të cilët posedojnë vetëm dokument identifikimi të lëshuar nga Serbia / apo që nuk kanë dokument identifikimi të Republikës së Kosovës?
Dokumenti i identifikimit të Republikës së Kosovës është i domosdoshëm për regjistrimin e mjeteve me targa RKS. Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk posedojnë letërnjoftim të Republikës së Kosovës mund të bëjnë kërkesë për të nxjerrë këtë dokument, i cili do të lëshohet në një afat kohor nga 3-5 ditë nga data e aplikimit. Më tepër informata për procedurat e aplikimit për letërnjoftim, mund të gjenden në këtë link https://mpb.rks-gov.net/f/42/Pajisja-me-leternjoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë