LAJMI I FUNDIT:

Superkupa ‘Kosovë-Diasporë’ zhvillohet më 18 tetor

Superkupa ‘Kosovë-Diasporë’ zhvillohet më 18 tetor
(Foto: ffk-kosova.com)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në takim drejtuesit e futbollit shqiptar në Diasporë, kryetarin e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli dhe nënkryetarin e sekretarin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Enver Muzliuka e Miftar Dragidella.

Gjatë këtij takimi u diskutua për futbollin në Diasporë dhe rëndësinë që ka ai tek bashkatdhetarët tanë, si dhe për organizimin e Superkupës ‘Kosovë-Diasporë‘.


Me këtë rast, u vendos që ky event të mbahet më 18 tetor në stadiumin qendror të Kampit Nacional në Hajvali, e ku pjesëmarrëse do të jenë KF Llapi, si fitues i Kupës së Kosovës, FC Kosova Zurich, si fituese e Kupës së Unionit në Zvicrës dhe AVK Bardhosh Gërvalla, si fituese e Kupës së Diasporës në Gjermani. Shorti për ndeshjet e këtij eventi do të tërhiqet me 17 tetor.

Drejtuesit e dy asociacioneve të futbollit shqiptar në Diasporë e falënderuan presidentin Ademi dhe FFK-në për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin futbollit të Diasporës, teksa e vlerësuan shumë të rëndësishme që Superkupa ‘Kosovë-Diasporë‘ do të organizohet në një format të këtillë me tri ekipe.

Në anën tjetër, presidenti Ademi ritheksoi rolin tejet të rëndësishëm që Diaspora jonë ka pasur gjatë tërë historisë së re të popullit tonë, e po ashtu edhe në zhvillimin dhe ecurinë e futbollit të Kosovës ndër dekada.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori