LAJMI I FUNDIT:

10-vjeçari polak bie nga ballkoni i hotelit në Durrës, ndodhet në spital në gjendje të rëndë

10-vjeçari polak bie nga ballkoni i hotelit në Durrës, ndodhet në spital në gjendje të rëndë

Policia e Durrësit njofton se rreth orës 22:50 të mbrëmjes së djeshme dyshohet se një 10-vjeçar polak aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Fëmija ndodhet në gjendje të rëndë në spital, raporton A2 CNN.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/