LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski arriti të mbledh i vetëm 59 mijë tifozë në prezantim, por rekordi vazhdon të mbahet nga Ibrahimovic

Lewandowski arriti të mbledh i vetëm 59 mijë tifozë në prezantim, por rekordi vazhdon të mbahet nga Ibrahimovic

Robert Lewandowski është prezantuar të premten zyrtarisht si futbollist i ri i Barcelonës në një ceremoni solemne në stadiumin Camp Nou.

I njohuri Lewa u transferua në Barcelonë nga Bayern Munich për një shumë prej 45 milionë eurosh dhe 5 milionë euro tjera bonuse.


Ai ishte në prezantim me fëmijët dhe gruan e tij Annan.

Ndër të tjera ai pozoi për fotografët, përshëndeti tifozët dhe më pas u tregoi fansave aftësitë e tij me topin. Ai gëzoi tifozët e Barcelonës, tregoi lëvizje magjike dhe i ngriti të gjithë në këmbë.

Interesimi ishte i madh dhe Barcelona njoftoi se kishte 59,026 tifozë në tribunat e “Camp Nou”.

Kjo shifër është shumë mbresëlënëse, pasi  Lewa u bë lojtari i dytë më i popullarizuar i Barcelonës për prezantim, menjëherë pas Zlatan Ibrahimovic.

Kur Ibrahimović u prezantua në vitin 2009 në tribuna kishte 60,000 tifozë, saktësisht aq sa numri i biletave që u lëshuan në shitje.

Qëndrimi i suedezit nuk ishte i gjatë te Barcelona, pasi ai u largua pas një viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori