LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë miratoi Informacionin për projekt-konceptin e reformave tatimore

Qeveria e Maqedonisë miratoi Informacionin për projekt-konceptin e reformave tatimore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e miratoi Informacionin për projekt-konceptin e reformave tatimore, konform Strategjisë për reformën e sistemit tatimor (2021-2025).

Siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, Strategjia përcakton objektivat kryesore të reformave tatimore, të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e një sistemi tatimor të drejtë, efikas, transparent dhe modern, që do të bazohet në teknologjitë moderne digjitale dhe risitë në tatimizim, për të arritur rritje ekonomike të përshpejtuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.


Në kuadër të Strategjisë, janë përcaktuar pesë prioritete për politikëbërësit dhe autoritetet tatimore që administrojnë të ardhurat publike: drejtësi më e madhe në tatimet; efikasitet dhe efektivitet më të madh të sistemit tatimor për mbledhje më të mirë të të hyrave; rritje e transparencës tatimore; cilësi më e mirë e shërbimeve dhe vendosje e taksës mjedisore (“të gjelbërta”).

“Përgatitjen e projekt-konceptit të reformës tatimore, Qeveria përmes Ministrisë së Financave e udhëheq përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, ​​konform qëllimeve dhe prioriteteve të reformave të sistemit tatimor”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori