LAJMI I FUNDIT:

Allegri në telashe, humb edhe McKennien shkaku i dëmtimit në shpatull

Allegri në telashe, humb edhe McKennien shkaku i dëmtimit në shpatull

Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie, do të përballet me një muaj pushim pasi pësoi një lëndim në shpatull.

Reprezentuesi amerikan humbi ndeshjen e fundit të turneut parasezonal në atdheun e tij, të cilin Juve e humbi 2-0 ndaj Real Madridit.


Gazzetta dello Sport raporton se ai do të jetë jashtë për një muaj pas një dëmtimi në shpatull.

Lajmi vjen si një goditje e madhe për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili tashmë është pa Paul Pogban.

Mesfushori francez thuhet se do të vendosë të hënën nëse do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, i cili mund t’i kushtojë atij një vend në Kupën e Botës më vonë këtë vit dhe ta mbajë atë jashtë fushës deri në fillim të vitit 2023.

McKennie iu bashkua Juventusit fillimisht si huazimi në vitin 2020 përpara se të blihej gjashtë muaj më vonë.

Gjatë dy sezoneve të tij me klubin, ai ka bërë 44 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/