LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do t’i dhurojë tanke ukrainasve që as uji nuk do të mund t’i ndalë

Gjermania do t’i dhurojë tanke ukrainasve që as uji nuk do të mund t’i ndalë

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht ka vendosur t’u dorëzojë forcave ukrainase 16 tanke të tjera në luftën kundër Rusisë.

Ajo deklaroi se tanket Biber do t’u mundësojnë kalimin më të lehtë të ujërave dhe pengesave të tjera.

“BIBER do t’u mundësojë trupave ukrainase të kalojnë ujërat ose pengesat në luftime”, tha ministrja, raporton france24.


“Dorëzimi i gjashtë sistemeve të para do të bëhet këtë vit, duke filluar nga vjeshta. Dhjetë sisteme të tjera do të pasojnë vitin e ardhshëm”, pohoi ajo.

Theksojmë se krerët e shtetit gjerman janë kritikuar më së shumti se nuk po e ndihmojnë luftën e ukrainasve në mbrojtje të territoreve të tyre.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha në infrastrukturë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Amerika
SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Botë
Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Botë
Kalo në kategori