Gjatë së premtes Sony e uli fitimin vjetor që ata e kishin parashikuar, pjesërisht për shkak të shpenzimeve në blerje, duke përfshirë edhe blerjen e studios amerikane të lojërave Bungie, të cilët janë kreatorët e lojërave të famshme sikurse Halo dhe Destiny.
Prodhuesit e PlayStation gjatë muajit shkurt kishin bërë të ditur se do ta blenin Bungie-n për 3.5 miliard euro, disa javë pasi që rivali i tyre Microsoft kishin deklaruar se kanë bërë një pakt historik për blerjen e kompanisë që prodhon lojën “Call of Duty” Activision Blizzard.
France24 shkruan se nga Microsoft bëjnë të ditur se blerja dhe shkrirja e madhe, me vlerë prej rreth 67 miliardë eurove, do ta bëjë atë kompaninë e tretë më të madhe të lojërave në botë për nga fitimi, pas Tencent dhe Sony, duke shënuar një kthesë të madhe në botën në ngritje të lojërave kompjuterike, përcjell Telegrafi.
Sony Group tani parashikon se profiti neto për 2022-23 do të jetë 5.8 miliard euro, rrënje kjo nga 6 miliard euro që ishin parashikuar më parë.
Ata thanë se rritja e shpenzimeve të blerjes kryesisht ndodhi për shkak se kompletimi i blerjes së Bungie Inc. kishte ndodhur më herët se sa ishte menduar.
Numri i klientëve në kinematë amerikane për disa javë i ishte kthyer nivelit që ishte para pandemisë. “Ne shpresojmë se si Sony Pictures do të shënojmë një tjetër fitore në arkat filmike pas suksesit që kishte filmi ‘Spider-Man: No Way Home’”, thotë Hiroki Totoki, shef i financave i Sony.
“Kemi shpresa të mëdha për filmin Bullet Train, në të cilin merr pjesë Brad Pitt”, shton
Divizioni filmik pret ngritje të shitjeve me shfaqjen e filmave Anime, duke përfshirë këtu edhe ndikimin nga blerja e Crunchyroll, libraria më e madhe në botë e filmave të animuar japonez në internet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRikthehet Winamp
iPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
Google Maps zbulon përditësimin më të fundit
Fotot e fshira po rishfaqen përsëri në pajisjet e Apple?
iPhone 17 Slim do të jetë modeli më i shtrenjtë i serisë iPhone 17 të Apple?
Logo për HTML5
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit