Cristiano Ronaldo flet për herë të parë për ‘gënjeshtrat’ rreth transferimit të tij
Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka kritikuar ‘gënjeshtrat’ për të ardhmen e tij teksa foli për herë të parë që kur i tha Manchester Unitedit se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë.
E ardhmja e Ronaldos ka qenë shumë e përfolur që kur njoftoi Djajtë e Kuq se dëshiron të largohet.
Shumë klube janë lidhur me emrin e tij, ndërsa kjo nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit portugez, i cili ka vendosur të flasë.
Në një postim të fshehtë në përgjigje të një llogarie fansash në Instagram, Ronaldo sulmoi mediat mes spekulimeve intensive për destinacionin e tij të ardhshëm.
“E pamundur të mos flas për mua një ditë. Përndryshe shtypi nuk bën para. Ju e dini që nëse nuk gënjeni, nuk mund të tërhiqni vëmendjen e njerëzve. Vazhdoni që një ditë të merrni ndonjë lajm të drejtë”, ka shkruar Ronaldo.
Sportsmail kupton se Ronaldo po i referohej një pretendimi në postimin nga llogaria e tifozëve se Sir Alex Ferguson kishte ndërhyrë në një përpjekje të dëshpëruar për të bindur lojtarin të qëndronte në Old Trafford.
Ronaldo dhe Ferguson gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë – 37-vjeçari i është referuar menaxherit legjendar si baba dhe dyshja folën kur ishin të dy në Carrington gjatë të martës.
Ferguson kishte qenë në terrenin stërvitor për një takim të planifikuar më parë të bordit, por prania e 80-vjeçarit skocez shkaktoi sugjerime se ai ishte i përfshirë në situatën e Ronaldos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUsyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn
Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni
Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City
Reus i qerasi tifozët e Borussia Dortmundit, por kjo i kushtoi mbi 100 mijë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare