LAJMI I FUNDIT:

Dita e parë në detaje e kthimit të Cristiano Ronaldos në Man Utd

Dita e parë në detaje e kthimit të Cristiano Ronaldos në Man Utd

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo mori pjesë dje (e martë) në takimin e ekipit të Manchester Unitedit.

Ronaldo, i cili humbi turneun parasezonal pasi u justifikua nga klubi për ‘arsye personale’, u kthye në Carrington nga ora 10 e mëngjesit të ditës së martë për herë të parë këtë verë.


Ai shoqërohej nga agjenti Jorge Mendes dhe u takua me menaxherin e ri të Djajve të Kuq, Erik ten Hag.

Ronaldo kthehet te Manchester United, por kësaj radhe së bashku me agjentin Jorge Mendes – në takimin me klubin do të jetë edhe Alex Ferguson
Lexo po ashtu Ronaldo kthehet te Manchester United, por kësaj radhe së bashku me agjentin Jorge Mendes – në takimin me klubin do të jetë edhe Alex Ferguson

Burimet brenda Old Trafford thonë se portugezi është parë gjithashtu duke biseduar me ish-menaxherin Sir Alex Ferguson dhe legjendën e klubit Bryan Robson në mensën e klubit.

Sipas mediumit The Sun, 37-vjeçari u ul në takimin e përmbledhjes së turneut me Ten Hag ndërsa skuadra shikonte prapa në udhëtimin 17-ditor në Tajlandë dhe Australi.

Mendes shpresonte të kishte një takim me drejtorin ekzekutiv Richard Arnold për të riafirmuar dëshirën e Ronaldos për t’u larguar, por burimet e Unitedin treguan mbrëmë se nuk ka pasur ndryshim në pikëpamjen e klubit.

Mbyllet takimi: Man United solli Ferguson për ta bindur Ronaldon, por portugezi kërkon largimin me çdo kusht
Lexo po ashtu Mbyllet takimi: Man United solli Ferguson për ta bindur Ronaldon, por portugezi kërkon largimin me çdo kusht

Vendimi vazhdon të mbetet i njëjtë nga hierarkia – Ronaldo nuk largohet.

Ronaldo kaloi gjithë ditën në qendrën stërvitore Carrington para se të nisej për në shtëpi pak para orës 17:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori