LAJMI I FUNDIT:

“CR7 nuk është i mirëpritur”, Ronaldo i përgjigjet pankartës së tifozëve të Atletico Madridit

“CR7 nuk është i mirëpritur”, Ronaldo i përgjigjet pankartës së tifozëve të Atletico Madridit

Cristiano Ronaldo shkoi në rrjetet sociale për t’iu përgjigjur një postimi ku tifozët e Atletico Madridit zbuluar një pankartë ku shkruhej “CR7 nuk është i mirëpritur”.

Ronaldo tronditi Manchester Unitedin me një kërkesë për largim muajin e kaluar dhe nga ajo ditë një sërë klubesh të ndryshme në të gjithë kontinentin janë lidhur me një lëvizje për 37-vjeçarin.


Klubi më i fundit që u lidh me transferimin e Ronaldos ishte Atletico, por kjo nuk u pëlqeu aspak tifozëve.

“CR7 nuk është i mirëpritur”, tifozët e Atletico Madridit shfaqin pankartën që tregon se nuk e duan Ronaldon
Lexo po ashtu “CR7 nuk është i mirëpritur”, tifozët e Atletico Madridit shfaqin pankartën që tregon se nuk e duan Ronaldon

Që kur u publikua lajmi, tifozët e klubit spanjoll nuk kanë qenë aspak të kënaqur me idenë që Ronaldo të luajë për klubin e tyre.

Përveç kësaj, tifozët e Atleticos e thanë edhe publikisht se nuk e duan Ronaldon në klubin e tyre, duke vendosur edhe një pankartë kundër tij.

“CR7 nuk është i mirëpritur”, shkruhej në pankartën e vendosur nga tifozët e Atleticos në ndeshjen miqësore të së mërkurës ndaj Numancia.

Megjithatë, Ronaldo nuk ka hezituar të reagoj pas kësaj pankarte.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u pa duke komentuar me një seri emoji duke qeshur nën një postim në Instagram që tregonte reagimin e tifozëve të Atletico ndaj raportimeve që lidhnin yllin portugez me një lëvizje në Wanda Metropolitano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

La Liga
I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori