LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes palëve, Wijnaldum është lojtari i ri i Romës

Arrihet marrëveshja mes palëve, Wijnaldum është lojtari i ri i Romës

Georginio Wijnaldum mund të quhet lojtari i ri i Romës, edhe pse duhet pritur pak ditë për zyrtarizimin.

Mesfushori holandez ka qenë kërkesa e trajnerit Jose Mourinho dhe palët tanimë kanë gjetur marrëveshje.


31-vjeçari ditë më parë kishte arritur marrëveshje personale me Romën dhe mungonte vetëm ajo mes klubeve.

Tanimë ka një marrëveshje edhe mes klubeve, ku holandezi do t’i bashkohet Giallorosëve si huazim nga PSG dhe Roma ka të drejtën e blerjes.

Roma do ta ketë mundësinë e blerjes së futbollistit holandez në verën e vitit 2023 për shumën e 12 milionë eurove.

Wijnaldum do të aterojë në Romë nesër pasdite për t’i kryer testet mjekësore, derisa zyrtarizimi i tij pritet të bëhet ditën e hënë.

‘Çmenduri’ në Romë në prezantimin e Dybalas – mijëra tifozë në sheshin e kryeqytetin priten blerjen më të madhe të klubit romak
Lexo po ashtu ‘Çmenduri’ në Romë në prezantimin e Dybalas – mijëra tifozë në sheshin e kryeqytetin priten blerjen më të madhe të klubit romak

Ndërkohë gjatë këtij viti si huazim te Roma, paga e holandezit do të paguhet përgjysmë nga dy klubet. /Telegrafi/