Sindikalistët në Kosovë kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme pasi siç theksojnë ata Qeveria e Kosovës nuk po i përfill kërkesat e tyre e as nuk po i fton në takim për të diskutuar rreth Ligjit të Pagave.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka bërë ditur se që nga shtatori çerdhet, shkollat, universitetet, por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme, raporton Telegrafi.
Ai ka thënë se kërkesat e tyre janë 100 euro shtesë në paga, derisa ka shtuar me 10 gusht do të mbajnë edhe një mbledhje e jashtëzakonshme me kryesinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
E lidhur me këtë është deklaruar sot kryeministri Kurti, i cili në një konferencë për media ka thënë se janë duke punuar që ta finalizojnë sa më shpejtë Projektligjin e Pagave dhe ta nxjerrin pastaj për diskutim publik.
“Projektligji për pagat nuk është shtyrë për vitin e ardhshëm. Përkundrazi, jemi duke punuar që ta finalizojmë dhe sa më shpejtë ta nxjerrin në diskutim publik”, u shpreh kreu i ekzekutivi.
Telegrafi ka dërguar pyetje në adresë të Zyrës së Kryeministrit (ZKM) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për t’i pyetur lidhur me Ligjin e Pagave dhe nëse Qeveria do t’i ftojë në takim sindikalistët, por nuk ka pranuar përgjigje.
Ndryshe, Projektligji i Pagave në Sektorin Publik nuk u miratua në Kuvend gjatë muajit mars, ashtu siç ishte premtuar nga Qeveria Kurti. Ndërsa, ende nuk dihet se kur mund të shkojë për miratim në Qeveri e pastaj në Kuvend.
Në programin legjislativ ishte paraparë që ky projektligj të trajtohet me 30 mars 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët