LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski uron qytetarët për hapjen e negociatave me BE-në: Gjuha maqedonase do të jetë zyrtare brenda Unionit

Pendarovski uron qytetarët për hapjen e negociatave me BE-në: Gjuha maqedonase do të jetë zyrtare brenda Unionit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, i ka uruar qytetarët e vendit për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE.

Ai në një postim në Facebook shkruan se edhe përkundër sfidave të mëdha, qytetarët e kanë mbështetur përmbushjen e agjendës evropiane të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Po fillojmë një fazë të re për integrim politik, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane të kombeve, ku gjuha maqedonase do të jetë një nga gjuhët zyrtare të Unionit. Na pret një punë e vështirë, investim i të gjithë kapaciteteve shoqërore dhe institucionale për fazat e mëtejshme të procesit të negociatave”.


“Faleminderit të gjithëve që ndër vite ishin pjesë e institucioneve që punuan për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe investuan sa më shumë për integrim të suksesshëm evropian. Le të mundësojmë që vlerat evropiane të lirisë, demokracisë, drejtësisë, diversitetit dhe prosperitetit të mbizotërojnë këtu në shtëpi, në atdheun tonë të përbashkët”, ka shkruar Pendarvoski.

Ndryshe, pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë, sot në Bruksel është mbajtur seanca e parë ndërqeveritare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori