LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi paralajmëron zyrtarizimin e Bremer te Interi

Inzaghi paralajmëron zyrtarizimin e Bremer te Interi

Gleison Bremer vazhdon të jetë objektivi kryesor i Interit për repartin defensivë.

Neroazzurët pritet ta shesin qendërmbrojtësin sllovak Milan Skriniar te Paris Saint Germain dhe braziliani pritet të zbarkojë në Giuseppe Meazza.

Prej kohësh Interi ka bllokuar brazilianin pasi ka marrëveshje personale me të, por po pret fillimisht daljet nga ekipi para se t’i zyrtarizojë afrimet.


Për transferimin e brazilianit ka folur edhe trajneri Simone Inzaghi duke thënë se së shpejti do të vije një mbrojtës shumë i rëndësishëm, derisa ka lavdëruar edhe drejtuesit e klubit.

“Jemi mangët në mbrojtje dhe di të them që po punohet për të mbyllur një transferim goxha të rëndësishëm. Kam drejtuesit më të mirë në botë dhe jam i bindur që do ta mbyllin gjithçka me sukses”, u shpreh Inzaghi.

Ndërkohë flitet se Interi ka marrëveshje me Torinon për transferimin e Bremer për shumën e 25 milionë eurove.

Gjithsesi përveç 25 milionë eurove, në drejtim të Torinos do të shkoj edhe talenti Casadei që vlerësohet tetë milionë euro dhe për të cilin Interi ka ruajtur të drejtën e riblerjes për 20 milionë euro brenda dy viteve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

Ndërkombëtare

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

La Liga
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori