LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Genc Hamiti kalon te Prishtina

Zyrtare: Genc Hamiti kalon te Prishtina

FC Prishtina dhe Genc Hamiti e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

Mesfushori në edicionin e fundit ishte pjesë e Drenicës ku tregoi paraqitje shumë të mira për skuadrën nga Skënderaj.


28-vjeçari rikthehet te Prishtina pas pesë viteve pasi që më parë si 23-vjeçar kishte luajtur për një edicion.

Krahas Prishtinës dhe Drenicës, Hamiti ka bërë karrierë në Kosovë dhe te Ferizaj e Hajvalia.

Genci për faqen zyrtare të klubit shprehet i lumtur pas rikthimit te Prishtina.

“Arsyet që më kanë shtyrë t’i bashkohem Prishtinës janë projekti dhe grupi duke i përfshirë të gjithë në klub. Prishtina e ka një histori të lavdishme si klub dhe është nder të jem pjesë e saj”.

“Premtoj përkushtim maksimal dhe respekt për fanellën. Me punë mund të arrihen të gjitha”.

“Synimi kryesor do të jetë mbushja e stadiumit me tifozë. Tifozëve u premtoj angazhim maksimal”, ka thënë Hamiti në prezantimin e tij. /Telegrafi/