LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Përderisa Qeveria po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët

Haradinaj: Përderisa Qeveria po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi siç ka thënë, me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Policia e Kosovës është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vit për shkak të mosmiratimit të këtij ligji.

Ndaj ka pyetur se “përderisa kjo qeveri po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët tanë?”.


Kurti, Tahirit: S'është e vërtet që në Kosovë nuk ka pagë më të ulët se nën 250 euro
Lexo po ashtu Kurti, Tahirit: S'është e vërtet që në Kosovë nuk ka pagë më të ulët se nën 250 euro

“Dje sqaruam dëmin që iu bë personelit shëndetësor. Por, qeveria Kurti me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend”, ka shkruar i pari i AAK-së.

“Ata që janë përgjegjës për rendin dhe qetësinë e shtetit tonë, Policia e Kosovës, është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vit. Përderisa kjo qeveri po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët tanë?”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Projektligji i Pagave në Sektorin Publik nuk u miratua në Kuvend gjatë muajit mars, ashtu siç ishte premtuar nga Qeveria Kurti. Ndërsa, ende nuk dihet se kur mund të shkojë për miratim në Qeveri e pastaj në Kuvend.

Në programin legjislativ ishte paraparë që ky projektligj të trajtohet me 30 mars 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori