LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Kreshnik Uka nënshkruan me Prishtinën

Zyrtare: Kreshnik Uka nënshkruan me Prishtinën

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Kreshnik Uka, i cili së fundmi ishte pjesë e Drenicës, ndërsa edhe në të kaluarën ka luajtur me bardhekaltrit. 

Klubi kryeqytetas ka vazhduar aktivitetin në afatin kalimtar të verës, pasi tashmë ka nënshkruar edhe me lojtarin e dhjetë.


Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur Kreshnik Uka, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm nga Kosova.

Është vet faqja zyrtare e Prishtinës që ka njoftuar transferimin e Ukës, i cili ka dhënë edhe një intervistë në lidhje me projektin dhe synimet.

Të gjitha lajmet rreth FC Prishtina
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth FC Prishtina

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

𝐌𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐊𝐫𝐞𝐬𝐡𝐧𝐢𝐤 𝐔𝐤𝐚!

Top-shënuesi i Superligës për edicionin e kaluar në fanellën e Drenicës me 19 gola në 26 paraqitje, Kreshnik Uka është futbollisti më i ri i FC Prishtinës.

Sulmuesi i mirënjohur ishte huazuar te Drenica në janar të vitit 2021, vit në të cilin Prishtina u shpall kampion. Në atë gjysmë-sezoni me Drenicën, Uka shënoi gjashtë gola në 14 paraqitje.

27-vjeçari ka firmosur kontratë të re dy-vjeçare me FC Prishtinën, të cilës tash e disa ditë i është bashkuar në fazën përgatitore me ç’rast në dy ndeshjet e para miqësore i ka realizuar edhe dy gola me fanellën “bardhekaltër”.

Uka për faqen zyrtare të klubit është shprehur i lumtur që i është bashkuar sërish Prishtinës.

𝑬 𝒃𝒊𝒏𝒅𝒊 𝒑𝒓𝒐𝒋𝒆𝒌𝒕𝒊 – Jam i lumtur që jam rikthyer në klubin më të madh në vend. Pres me padurim fillimin e edicionit. Gjatë bisedave që kam pasur me drejtuesit e klubit dhe trajnerin Ismet Munishi, jam bindur që të jem pjesë e klubit dhe një projekti interesant.

𝑺𝒚𝒏𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒎𝒆 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒆̈𝒏 – Synimet e Prishtinës dihet se janë gjithmonë trofetë. Duhet të jemi të fokusuar maksimalisht nga fillimi e deri në fund të edicionit si në kampionat ashtu edhe në garat e Kupës në mënyrë që t’i arrijmë objektivat.

𝑷𝒓𝒆𝒎𝒕𝒐𝒏 𝒈𝒐𝒍𝒂 – Tifozëve “Plisave” dhe të gjithë atyre që e përkrahin Prishtinën i’u premtoj maksimumin tim dhe gola. Jam sulmues dhe unë priten golat.

/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori