LAJMI I FUNDIT:

Çfarë cilësie ka uji i pijes në Kosovë?

Çfarë cilësie ka uji i pijes në Kosovë?

Helmimi masiv i qytetarëve në Han të Elezit dhe Kaçanik ngriti dyshime të mëdha për cilësinë e ujit të pijes në Kosovë.

Ngjarjet ndodhën këtë muaj, ndërsa të prekur ishin banorët e fshatit Seqishtë dhe Gorancë.


Kjo situatë bëri që me këto raste të merret edhe Instituti i Shëndetit Publik.

Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, nga ky institucion kanë thënë se pas analizave mikrobiologjike që janë bërë në të dyja rastet, e ku janë vërejtur baktere mbi normat e lejuara.

“Nga aspekti mikrobiologjik në mostrën e ujit të marrë në fshatin Seqishtë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla, ndërsa në mostrën e ujit të marrë në fshatin Gorancë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla mbi normat e lejuara dhe Streptokoke me prejardhje fekale”, ka thënë IKSHP-ja.

Alarmi që u ngrit pas këtyre rasteve, duket se nuk do ti prek tetë komunat e Kosovës, të cilat furnizohen nga Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

Helmimi i qytetarëve në Han të Elezit e Kaçanik, MSH furnizon me barna QKMF-të në këto komuna
Lexo po ashtu Helmimi i qytetarëve në Han të Elezit e Kaçanik, MSH furnizon me barna QKMF-të në këto komuna

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, ka bërë të ditur se brenda vitit kompania bënë testimin e ujit më mbi 12 mijë mostra.

“Në total brenda vitit kemi mbi 12 mijë mostra që i marrim dhe jasht këtij planifikimi kemi edhe 45 raste ankesa të konsumatorëve për cilësi jo të mirë të ujit e që i bëjmë në laboratorin tonë. Zakonisht kemi konsumatorë që kyçen ilegalisht në rrjetin e  ujësjellësit dhe që kyçen  edhe në rezervoare të ndryshme”, ka thënë Mjeku.

Se nuk ka arsye për shqetësim e thotë edhe ish Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Prishtina” profesori Skender Bublaku.

Sipas tij, rreziku është tekë zonat rurale ku qytetarët furnizohen me ujë në format klasike.

“Problemet që po shfaqen janë nga zonat që kanë marrje e ujit në mënyrë klasike pa një trajtim specifik dhe pa një zonë mbrojtëse ujore. Kryesisht kjo shfaqet në zona rurale që nuk janë nën menaxhimin e  kompanive të ujësjellësit dhe që nuk monitorohen nga Instituti i Shëndetit Publik”, ka thënë Bublaku.

Eksperti i ujërave tregon formën se si mund të zgjidhet problemi me ujin e pijes.

“Nëpër zonat, ku pas luftës ka pas investime të mëdha, në shumicën e rasteve s’ka instalime teknike të mira, të cilat do të garantojnë cilësinë  ujit dhe mos klorizimi dhe trajtimi i ujit, por edhe reshjet e shiut, janë disa nga faktorët. Besoj që zgjidhja është rishikimi komplet i kësaj strukture. Nëse nuk i monitorojmë ne s’mund të kemi cilësi të mirë të ujit”, ka shtuar Bublaku.

Në tërë Kosovën janë shtatë kompani të shpërndarjes së ujit në zonat e ndryshme.

Ndërkohë, rasti më i madh i dyshimeve që numër i madh i personave janë helmuar nga uji i pijes, ndodhi vitin e kaluar në Deçan. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori