Mënyra si të pini kafe për të parandaluar efektet anësore të kafeinës
Shumë njerëz e nisin ditën me një filxhan kafe dhe në të njëjtën mënyrë ruajnë energjinë e tyre disa herë gjatë ditës. Kafeina ndihmon me përqendrimin, performancën fizike dhe energjinë, por gjithashtu ka disa efekte negative.
Në vijim ju tregojmë sa kafe duhet të pini në ditë dhe si ta pini atë në mënyrë të shëndetshme.
Urthi është i pari në listën e efekteve anësore të kafesë dhe përveç kësaj, disa studime kanë treguar se pirja e sasive të mëdha të kafesë mund të çojë në sindromën e zorrës së irrituar. Përveç kësaj, shumë lloje kafeje janë plot me sheqer, krem, shurupe të ndryshme që ofrojnë shije dhe kjo mund të çojë në një çekuilibër të baktereve në zorrë.
Konsumimi i rregullt i sheqerit gjithashtu mund të çojë në diabet, sëmundje të zemrës dhe sëmundje autoimune. Lind pyetja, a duhet ta shmangim kafen apo mund ta pimë në mënyrë të shëndetshme që të mos na dëmtojë?
Hulumtimet kanë treguar se dozat më të ulëta të kafeinës mund të kenë një efekt pozitiv në shëndet nëse konsumohen në intervale të rregullta. Është më mirë të pini 200 mg kafeinë për një periudhë prej gjashtë deri në shtatë orë, sesa të pini të gjitha 200 mg në vetëm një orë.
Gjithashtu, mos harroni faktin e rëndësishëm – si ndikon kafeina te ju. Duhet ta përshtatni edhe rutinën tuaj të pirjes së kafesë me këtë, sepse disa njerëz e kanë më të vështirë ta tolerojnë atë, ndërsa të tjerët nuk kanë një ndikim kaq të fortë.
Përfundimi është se ju mund ta pini kafen tuaj të mëngjesit, madje edhe ato gjatë ditës, por duhet të jenë të ndara. Pini vetëm një sasi të vogël kafeje në të njëjtën kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët