LAJMI I FUNDIT:

Cilat rregulla për ushqim janë gjepura të pastra

Cilat rregulla për ushqim janë gjepura të pastra

Shumica e rregullave për ushqim, të cilat hasim apo të cilat i dëgjojmë shpesh në jetën e përditshme, janë gjepura të pastra.

Nutricionistja e njohur botërore, Monica Reinagel, pohon që shpesh në jetë drejtohemi nga disa fakte të imagjinuara të cilat na e diktojnë sjelljen. Ajo ka veçuar pesë rregulla të cilat duhet t’i harroni gjithmonë.

1. Hani çdo dy-tri orë për të parandaluar ngadalësimin e metabolizmit


Trupi nuk do të uritet nëse nuk hani pas disa orëve. Në fakt, duhen tri ditë agjërim apo kufizime serioze kalorike që trupi të fillojë të përshtatet në aspektin metabolik.

Për këtë arsye nuk ka nevojë të hahet çdo disa orë për ta mbajtur nivelin e sheqerit në gjak. Përkundrazi, distancat kohore më të gjata në mes shujtave janë më të mira për rregullim të sheqerit në gjak dhe shëndetin në përgjithësi.

2. Mos hani vonë, sepse trasheni

Kaloritë të cilat i konsumoni pas orës 21 nuk do të shkaktojnë të trasheni në raport me kaloritë të cilat i keni konsumuar më herët. Më e rëndësishmja është sa kalori keni konsumuar gjatë ditës, dhe jo në cilën kohë i keni ngrënë.

3. Kafeina ndikon keq në organizëm

Shpesh shkruhet keq për kafeinën, por shumica e atyre akuzave janë absolutisht të pasakta. Kafeina nuk e dëmton zemrën e as i dobëson eshtrat.

Në fakt, kafeina ofron një varg të dobive shëndetësore: stimulon trurin dhe sistemin nervor qendror, dhe sipas të gjitha gjasave, mbron edhe nga sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit.

4. Mishi i pulës është gjithmonë zgjedhje më e shëndetshme e mishit

Pjesë të mishit të lopës dhe viçit mund të jenë njëlloj të payndyrshme si gjoksi i pulës. Përveç kësaj, disa pjesë të pulës dhe bibës mund të kenë sasi të njëjta të yndyrave si bifteku i viçit.

Po ashtu, e rëndësishme është edhe mënyra e përgatitjes. Të mos flasim që mishi i lopës shpesh përmban gati dyfish më shumë hekur, zink dhe vitamina B12 se sa mishi i bibës.

5. Shmangia e shurupit të misrit të pasur me fruktozë

Në nivel biokimik ky shurup nuk trash e as nuk dëmton më shumë se sa sheqeri i zakonshëm. Problemi me sheqerin nuk është në atë se cilin sheqer e përdorim, por sasinë të cilën e konsumojmë.

Kështu që synimi nuk është që sheqeri i zakonshëm të zëvendësohet me ndonjë version që supozohet të jetë më i shëndetshëm. Por, të zvogëlohet konsumimi i tij. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori