Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka thënë se Qeveria nuk po e pranon që ka krizë ekonomike në vend.
Rukiqi ka theksuar po ashtu se kur flitet për rritjen ekonomike në Kosovë, politikanët kanë një prirje për të manipuluar me shifrat.
“Politikanët kanë një prirje për të manipuluar shifrat. Kur thotë dikush 4.5 për qind rritje ekonomike, më e madhja në rajon, në Evropë, ne harrojmë se kemi bazën më të vogël të PBB-së, dhe kjo 4.5 për qind e jona nuk është as sa 1.1 për qind e një shteti të rajonit. Vazhdimisht ka pasur një tendencë e tillë për të përmendur shifrat e rritjes ekonomike si një sukses i madh. Jo gjithmonë kjo shifër e rritjes ekonomike tregon edhe rritje të mirëqenies se qytetarëve. Kur politikanëve nuk iu mbetet asgjë tjetër tentojnë të manipulojnë me këto shifra”, tha Rukiqi.
“Po të ishin rritur të hyrat nga aktiviteti i brendshëm ekonomik, sigurisht është dashur të vlerësohet, por janë rritur të hyrat për arsye se janë rritur shuma e TVSH-së që është paguar, e nuk është rritur për shkak të sasisë, pra mbi numrin e deklarimeve”, shtoi ai.
Sipas tij, po tentohet t’i iket nocionit të krizës ekonomike në vend.
“Kur flasim tani për këtë inflacion apo zhvlerësimin e kësaj rritje ekonomike, statistikisht Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera financiare flasin për një shifër prej 8 për qind deri në 9 për qind. Kjo ka ardhur pas një rritje të konsumit, pas lehtësimit të masave. Në momentin që kjo zhvlerësohet, nuk mund të themi se ne nuk po merremi fare me ekonomi, se e kemi një rritje prej vitit të kaluar. Se pse ne jemi në këtë situatë është tashmë ai arsyetimi me rritjen ekonomike të vitit të kaluar dhe me këto shifra që po i përmendim vërdallë për rritje të të hyrave tatimore dhe buxhetore, ne tentojmë që t’i ikim nocionit të krizës. Qeveria e Kosovës nuk e pranon që ka krizë [ekonomike]”, është shprehur ai.
Ish-drejtuesi i OEK-ut thekson se për momentin ka vetëm krizë inflacioniste.
“Momentalisht e kemi një krizë inflacioniste dhe po shikohet me vëmendje në tregjet ndërkombëtare. Ka mundësi që të ndikohet të çmimi i naftës. Për pjesën e rritur, ne kemi kërkuar që të suspendohet për një periudhë të caktuar akciza dhe TVSH-ja”, theksoi Rukiqi.
Tutje, ai tha se ajo që ka ngecur në Kosovë është se Qeveria nuk po shpenzon asnjë cent dhe se ka asnjë bllokadë.
“Ka tendencë të rritjes së pagave në sektorin privat. Kjo nuk është për shkak të inflacionit, por si rezultat i motivimit të punëtorëve për t’i mbajtur në punë. Ka një shkallë të lartë të ikjes së punëtorëve. I inkurajoj kompanitë tjera që t’i rrisin pagat. Ajo që ka ngecur është se Qeveria nuk shpenzon asnjë cent, tashmë disa muaj. Nëse flasim për ndalje të një gjakderdhje financiare, nuk do të thotë të ndalen të gjitha projektet. Ka tendencë të krijohet një rezervë buxhetore, pra ka një bllokadë”, tha ai.
Rukiqi shtoi se Qeveria nuk ka lëvizur me shikimin e kontratave të prokurimit dhe se ka hezitime për të shkuar në projekte të caktuara.
“Qeveria nuk pranon, ose së paku deri më sot, nuk ka lëvizur me rishikimin e kontratave, që ka ndodhur në çdo vend. Ky rishikim për shkak të ndryshimit të çmimeve. Po shohim hezitime për të shkuar në projekte të caktuara. Siç ka qenë projekti me gazin, e shumë projekte të tjera madhore, të cilat do të ishin me vlerë të shtuar, për ekonominë e vendit, për punësimin dhe për adresimin e krizës”, tha Rukiqi.
“Vendit i duhet një lëvizje më e shpejtë e parasë dhe nuk pritet që kjo të vjen nga remitencat apo nga konsumi i brendshëm, duhen edhe investimet e brendshme. Është urgjente që të ketë një plan të Qeverisë që të ketë zhbllokim të investimeve kapitale”, shtoi ai.
Në fund, ai tha nuk po shihen veprime konkrete rreth krizës energjetike.
“Realisht çmimet e energjisë janë në rritje, dhe kontratat që po bëhen sot për dimër janë me çmime jashtëzakonisht të larta, në disa raste është dyfishi i asaj se çfarë është paguar dimrin e kaluar. Nuk po shohim veprime konkrete ndaj mundësisë që të kemi prapë krizë energjetike në dimër. Duhet të sigurohemi që blloqet të na punojnë brenda për brenda, e ta shohim se çfarë mund të bëhet”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, Rukiqi në këtë intervistë ka folur për përfundimin e mandatit të tij në krye të Odës Ekonomike, duke treguar edhe sfidat gjatë këtij mandati. Sipas tij, pandemia COVID-19 dhe zgjedhjet e shpeshta e ndërrimi i qeverive kanë qenë sfidat kryesore për komunitetin e bizneseve në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A