LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i Lewandowski në Munih pa familjen e tij shkaku i kërcënimeve me jetë – situatë e tensionuar, pasi askush në klub nuk di si të sillet

Rikthimi i Lewandowski në Munih pa familjen e tij shkaku i kërcënimeve me jetë – situatë e tensionuar, pasi askush në klub nuk di si të sillet

Gazeta gjermane Bild ka shkruan se Robert Lewandowski po sillet profesionalisht në fillimet e përgatitjeve te Bayern Munich, edhe pse për të gjithë e ka të qartë se ai dëshiron të largohet me gjithë zemër nga klubi dhe të vazhdojë karrierën në Barcelonë.

Të hënën, Lewandowski iu bashkua përgatitjeve të Bayern Munich për sezonin e ardhshëm, ndonëse shpresonte që ndërkohë Barcelona të përfundonte transferimin e tij dhe të paguante 50 milionë eurot e kërkuara.

Megjithatë, Bild shkruan se në asnjë moment polaku nuk ka vendosur për asnjë lloj bojkoti, por se është kthyer në Mynih pa familjen e tij.


Polaku i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor dhe ende nuk është paraqitur në stërvitje, ndërsa Bild shkruan se trajneri Julian Nagelsmann dhe lojtarët e Bayernit janë të vetëdijshëm për situatën e tensionuar, por se në klub është krijuar një atmosferë e shëmtuar ku askush nuk di se çfarë të bëjë dhe si ta trajtojë Lewandowskin.

Mediat nga Polonia, nga ana tjetër, publikuan informacione se polaku ka marrë disa kërcënime me jetë ditët e fundit dhe se nuk ndihet rehat me situatën ku dëshiron vetëm të largohet nga klubi. Ky lajm është konfirmuar dhe nga Bild.

Lewandowski është 34 vjeç dhe ka edhe një vit kontratë me Bayernin, ndaj duket qartë se çmimi prej 50 milionësh që kërkon Bayerni është mjaft i lartë.

Me situatën financiare në të cilën ndodhet Barcelona, ​​kuptohet pse transferimi nuk mund të realizohet pa probleme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kryebashkiaku i Madridit i thotë Vinicius Juniorit të kërkojë falje për komentet rreth racizmit në Spanjë

Kryebashkiaku i Madridit i thotë Vinicius Juniorit të kërkojë falje për komentet rreth racizmit në Spanjë

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Haaland u zemërua me Cucurellan shkaku i këngës së famshme, spanjolli zbuloi sfondin e tekstit të diskutueshëm

Haaland u zemërua me Cucurellan shkaku i këngës së famshme, spanjolli zbuloi sfondin e tekstit të diskutueshëm

Ndërkombëtare
Kalo në kategori