LAJMI I FUNDIT:

Ç’kuptim ka ky aksesor që Kate Middleton mban gjithmonë në Wimbledon?

Ç’kuptim ka ky aksesor që Kate Middleton mban gjithmonë në Wimbledon?

Pavarësisht nëse është e veshur sportive, apo me Dolce & Gabbana ose Alessandra Rich, Kate Middleton tërheq gjithmonë vëmendje në Wimbledon

Shumica e veshjeve të dukeshës së Cambridge në ndeshjet e tenisit kombinohen me bizhuteri vezulluese, por ajo pothuajse gjithmonë shton një aksesor tjetër: një fjongo të vogël ngjyrë vjollcë dhe jeshile të fiksuar mbi zemrën e saj.

Por çfarë përfaqëson shiriti dhe kur filloi Kate ta mbante?


Nëse jeni pjesë e Klubit të Tenisit dhe Kroketit në të gjithë Anglinë (AELTC) – ku është Dukesha e Kembrixhit – mund ta mbani spilën. Përndryshe, jo.

AELTC ka vetëm 375 anëtarë dhe konkurrenca për pranim është e ashpër; ka një listë pritjeje prej më shumë se 1000 personash, sipas Forbes.

Middleton për herë të parë e mbajti spilën e saj pasi mori patronazhin e AELTC nga Mbretëresha në vitin 2016.

I formuar në një fjongo, shiriti përmban ngjyrat zyrtare të klubit privat të “Wimbledon purple” dhe “Wimbledon green”.

Paraqitja e parë e Kate në Wimbledon me spilën ishte më 16 korrik 2017, kur ajo veshi një fustan me lule Catherine Walker, shkruan Class.

Që nga viti 2017, dukesha e ka mbajtur gjithmonë spilën e saj në Wimbledon – me përjashtim të ndeshjes finale të femrave, ku mori pjesë në vitin 2018 me Meghan Markle. Për eventin, Middleton veshi një fustan nga Jenny Packham me një printim të frymëzuar nga topi i tenisit dhe stili kishte një fjongo në anën e majtë, ku normalisht do të fiksonte shiritin e saj AELTC.

Ndërsa hera u fundit që Kate u pa me spilën, ishte javën e kaluar në çerekfinalen e meshkujve të Wimbledon, kur dukesha e kombinoi fjongon me një fustan me pika Alessandra Rich. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Pse foshnjat shpesh kanë hundë të bllokuara dhe si mund t'i ndihmoni?

Pse foshnjat shpesh kanë hundë të bllokuara dhe si mund t'i ndihmoni?

Këshilla për prindër
Përse shfaqen puçrrat në majë të kokës dhe si t’i eliminojmë?

Përse shfaqen puçrrat në majë të kokës dhe si t’i eliminojmë?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori