LAJMI I FUNDIT:

Krerët shtetërorë urojnë për festën e Kurban Bajramit, thërrasin për solidaritet e mirësi

Krerët shtetërorë urojnë për festën e Kurban Bajramit, thërrasin për solidaritet e mirësi

Sot qytetarët myslimanë në Kosovë festojnë festën e Kurban Bajramit, ndërsa me këtë rast liderët shtetërorë e partiakë kanë uruar qytetarët.

Krerët e shtetit e ata partiak kanë bërë thirrje për solidaritet, mirësi e paqe.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka thënë se festat si kjo mbajnë gjallë jo vetëm shpresën, por edhe shpirtin solidar.


“Uroj që Kurban Bajrami të kremtohet e përjetohet në mënyrën më të mirë të mundshme në të gjitha familjet tuaja”, ka thënë Presidentja Osmani.

“Festat si kjo mbajnë gjallë jo vetëm shpresën, por edhe shpirtin solidar për t’i mbështetur njerëzit në nevojë në këtë kohë sfiduese. Paqja, shëndeti, mirësia e begatia qoftë me ju dhe familjet tuaja!”, thuhet në urimin të presidentes Osmani.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka uruar qytetarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Kurti theksoi se në këtë festë duhet të rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit

“Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, festën e sakrificës. Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit. Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm. Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!”, shkruan Kurti.

Edhe kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke uruar Kurban Bajramin tha se kjo festë është një rast i veçantë për të reflektuar mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë, bamirësisë dhe për të ndihmuar ata që kanë më pak.

Konjufca theksoi se sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat.

“Sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat, dhe, nëse është e nevojshme, të heqim dorë nga ajo që është e rëndësishme për ne për të mirën e të tjerëve. Atmosfera që krijon Bajrami në këtë kohë të flladit veror le të jetë një motivim i ndarjes së dashurisë. Urime për Bajramin e Kurbanit!”, shkroi kryeparlamentari.

Edhe liderët e partive politike kanë uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se festa e Kurban Bajramit është një ditë e veçantë në familjet tona, pasi gjithherë ka bashkuar rreth njëri-tjetrit, siç dhe na ka rikujtuar domosdoshmërinë e ndarjes së të mirave me të tjerët.

“Të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është pasuri njerëzore. Sot, derisa gjejmë veten të rrethuar me miq, fqinj e familjarë, përderisa shënojmë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Zotit – le të përpiqemi për mirësi e mbarësi të përditshme e të pashtershme. Për vendin e shtetin; për shoqërinë dhe për njëri tjetrin. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më lejoni që t’ju urojë festën e Bajramit të Vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja! Gëzuar!”, shkroi Abidixhiku.

Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka uruar qytetarët.

“Sakrificë, solidaritet e harmoni.

Me mesazhet që përçon kjo festë, uroj Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarët myslimanë, kudo që jetojnë ata.

Me fat ju qoftë Bajrami i Vogël!”, shkruan Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori