LAJMI I FUNDIT:

Muja i përgjigjet opozitës: Kurti nuk i ik dialogut, merr vendime ashtu siç ka premtuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, në një intervistë për Telegrafin i është përgjigjur kritikave të opozitës se kryeministri Albin Kurti po “ikën” nga dialogu Kosovë-Serbi.

>Muja gjatë intervistës me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu në emisionin “Përballje”, ka thënë se që prej ardhjes në pushtet, Kurti ka marrë vendime parimore dhe saktësisht ashtu siç ka premtuar.

“Po përballemi shumë shpesh me kritika të cilat na i bën edhe Serbia, sikur po e bllokojmë dialogun, por kjo nuk është e vërtetë. Populli ia ka dhënë besimin Kurtit dhe ai saktësisht siç ka premtuar dhe në mënyrë parimore po i merr vendimet”, ka deklaruar ai.


LVV nuk ndryshon qëndrim për Trustin, Muja: Tërheqja e mjeteve krijon një precedent të rrezikshëm
Lexo po ashtu LVV nuk ndryshon qëndrim për Trustin, Muja: Tërheqja e mjeteve krijon një precedent të rrezikshëm


strong>Deputeti i LVV-së, Armend Muja gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, foto: Ridvan Slivova

“>Deputeti Muja tutje është shprehur se për 1 vit e 4 muaj me Qeverinë Kurti, vendimarrja në Kosovë ka ndryshuar drastikisht dhe po ndryshon edhe situata në terren.

Hoxhaj e quan prolongim vendimin për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftimet: Kurti të heqë dorë nga veprimet populiste
Lexo po ashtu Hoxhaj e quan prolongim vendimin për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftimet: Kurti të heqë dorë nga veprimet populiste

“Nuk e di nëse ju kujtohet letra e zotëri Blinken ku thotë se njohja është në qendër të dialogut, jo në fund. Aty nënvizohet edhe rëndësia e luftimit të korrupsionit, rendi dhe ligji, marrëveshja për rrymën në veri etj. Ashtu specifikohet edhe në letrën e presidentit amerikan Joe Biden. Jemi duke bërë maksimumin që të jemi sa më të afërt në koordinim me vendet aleate. Kurrë nuk e besoj që ka pasur koordinim më të mirë me këto shtete”.

Muja në këtë intervistë ka folur edhe për qëndrimet e LVV-së për tërheqjen e Trustit dhe për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Lajme
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Arrestohet turku në Tiranë, kreu 1 milionë euro transaksione të

Arrestohet turku në Tiranë, kreu 1 milionë euro transaksione të "parave të krimit" nga karta e kreditit të një shqiptari

Lajme
Kalo në kategori