LAJMI I FUNDIT:

North West vesh xhaketën Pastelle të Kanye West gjatë daljes në Paris

North West vesh xhaketën Pastelle të Kanye West gjatë daljes në Paris

Bëmë baba të të ngjaj?

Ky me siguri duket se është rasti për Kanye West dhe vajzën e tij të madhe North West.


Ndërsa merrte pjesë në Javën e Modës së Haute Couture në Paris, North u pa e veshur me një xhaketë ikonike të kaltër dhe të kuqe, syze të kaltra, pantallona të zeza dhe këpucë Balenciaga Crocs.

Xhaketa Pastelle është nga linja e modës që Kanye e lansoi në vitin 2004, e cila nuk u mbyll zyrtarisht.

Dua Lipa, Kim Kardashian dhe Nicole Kidman mahnitin gjatë ecjes në pistën e Balenciagas
Lexo po ashtu Dua Lipa, Kim Kardashian dhe Nicole Kidman mahnitin gjatë ecjes në pistën e Balenciagas

Vetë Ye e veshi xhaketën në “American Music Awards 2008”, ku fitoi dy çmime.

Teksa parakalonte në rrugët e Parisit këtë javë, North ishte e vështirë të mos vërehej, edhe përkrah mamasë Kim Kardashian , e cila kishte veshur një kombinim me neon të gjelbër.

Kim Kardashian thotë se North West 'ankohet' për zgjedhjet e saj të stilit
Lexo po ashtu Kim Kardashian thotë se North West 'ankohet' për zgjedhjet e saj të stilit

Marka Pastelle është e vështirë të gjendet këto ditë dhe përfundimisht ra nën kontrollin e një prej partnerëve krijues të West, Ian Dior, sipas GQ. /Telegrafi/