LAJMI I FUNDIT:

Kur mund të prezantohet Pogba dhe Di Maria te Juventusi

Kur mund të prezantohet Pogba dhe Di Maria te Juventusi

Juventusi dëshiron të ketë Paul Pogban dhe Angel Di Marian në Torino deri të shtunën, sipas raportimeve në Itali.

Dyshja do t’i bashkohet Biannonerëve si lojtarë të lirë këtë verë.


Pogba është një lojtar i lirë pas largimit nga Manchester United, ndërsa Di Maria u largua nga Paris Saint-Germain pas skadimit të kontratës së tij.

Pogba dhe Di Maria pritet të zyrtarizohen në javën e ardhshme te Juventusi
Lexo po ashtu Pogba dhe Di Maria pritet të zyrtarizohen në javën e ardhshme te Juventusi

Dhe Goal raporton se të dy mund të jenë në Torino të shtunën teksa kërkojnë të finalizojnë nënshkrimet.

Pogba do të ishte një rikthim në Juve, pasi kishte luajtur për klubin nga viti 2012 deri në 2016, mes periudhave te United. Ai ka fituar titullin e Serie A në secilin nga katër sezonet e tij në Torino.

Di Maria thuhet se ka vonuar vendimin e tij se cili ekip do t’i bashkohet mes interesimit të Barcelonës, por duket se do të nënshkruajë për Juventusin.

Katër formacionet se si Juventusi mund të luajë me Di Marian
Lexo po ashtu Katër formacionet se si Juventusi mund të luajë me Di Marian

Skuadra e Massimiliano Allegrit fillon para-sezonin më 22 korrik, kur përballet me skuadrën meksikane Chivas në stadiumin Allegiant në Las Vegas, Nevada.

Ata më pas përballen me dy ndeshje të tjera përgatitore, kundër Barcelonës dhe Real Madridit, përpara se sezoni i tyre 2022-23 të Serie A të fillojë me vizitën e Sassuolos më 15 gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori