LAJMI I FUNDIT:

Katër formacionet se si Juventusi mund të luajë me Di Marian

Katër formacionet se si Juventusi mund të luajë me Di Marian

Me Angel Di Marian pranë bashkimit me Juventusin, Max Allegri mund të ketë disa opsione për të vendosur argjentinasin dhe për të forcuar sulmin e Zonjës së Vjetër.

La Stampa dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se El Fideo ka rënë dakord të përfundojë një transferim si lojtar i lirë në Torino, me dy palët që tani po negociojnë për bonuset dhe kohëzgjatjen e kontratës.


Di Maria ka qenë në bisedime me Juventusin prej disa muajsh, por tani ai është aq afër se kurrë për t’iu bashkuar Bianconerëve.

Arrihet marrëveshja në parim mes Juventusit dhe Di Marias
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja në parim mes Juventusit dhe Di Marias

Pra, si mund të vendoset ai nga Max Allegri sezonin e ardhshëm? Di Maria është kryesisht një anësor i djathtë, por ai mund të luajë edhe në të majtë ose si mesfushor sulmues.

Ka shumë role që ai mund të mbulojë në Allianz Stadium sezonin e ardhshëm, në varësi të formacionit të përdorur nga taktikanti toskan.

Di Maria mund të luajë në të djathtë në një formacion 4-3-3 ose 4-4-2 ose të vendoset si Trequartista  në një sistem 4-3-1-2. Nëse Allegri zgjedh një formacion 3-5-2, 34-vjeçari mund të veprojë si një nga tre mesfushorët qendrorë me detyra sulmuese ose si krah i djathtë ose i majtë.

Buffon thotë se Di Maria te Juventusi, sikur Maradona në kohët e arta te Napoli
Lexo po ashtu Buffon thotë se Di Maria te Juventusi, sikur Maradona në kohët e arta te Napoli

Këtu janë formacionet e mundshme të Juventusit me argjentinasin:

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro ; Zakaria, Locatelli, Pogba; DI MARIA, Vlahovic, Chiesa.

Juventus (4-4-2): Szczesny;Danilo , Bonucci, De Ligt, Alex Sandro ; Cuadrado, Locatelli, Pogba; DI MARIA, Vlahovic, Chiesa.

Juventus (4-2-3-1): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro ; Locatelli, Pogba; DI MARIA, McKennie, Chiesa; Vllahoviq.

Juventus (3-5-2): Szczesny; De Ligt, Bonucci, Gatti, Cuadrado; Locatelli, Pogba; DI MARIA, Alex Sandro, Chiesa; Vllahoviq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori