LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja në parim mes Juventusit dhe Di Marias

Arrihet marrëveshja në parim mes Juventusit dhe Di Marias

Burime të shumta thonë se Juventusi më në fund ka arritur një marrëveshje në përparim me Angel Di Mariaa dhe po finalizon detajet e kontratës së tij.

34-vjeçari është një lojtar i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain dhe një periudhë shtatëvjeçare në Parc des Princes.

Ai dukej se ishte afër Juventusit përpara se Barcelona të vinte me një propozim dhe i duhej kohë për të menduar për situatën me familjen e tij.

Di Maria e lë Juventusin të pres për vendimin e Barcelonës
Lexo po ashtu Di Maria e lë Juventusin të pres për vendimin e Barcelonës

Bianconerët ishin të frustruar dhe panë që disa afate vinin e iknin, por tani La Gazzetta dello Sport dhe La Stampa raportojnë se ai më në fund ka dhënë një përgjigje dhe është pozitive.

Thuhet se ata janë duke përpunuar detajet përfundimtare të marrëveshjes dhe ai mund të jetë së shpejti në Torino për teste mjekësore.

Di Maria ka kërkuar një kontratë njëvjeçare me opsion për një sezon të dytë, në mënyrë që të mund të kthehet në Argjentinë pas Kupës së Botës 2022.

Agjentët e Neymarit fillojnë bisedimet me Juventusin
Lexo po ashtu Agjentët e Neymarit fillojnë bisedimet me Juventusin

Ai luan kryesisht në krahun e djathtë të sulmit, por gjithashtu mund të shkojë në të majtë ose në një rol trequartista pas sulmuesve.

Reprezentuesi argjentinas shënoi pesë gola dhe dha nëntë asistime në 31 ndeshje konkurruese për PSG-në në edicionin që lamë pas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori