LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtën me armë, arrestohen dy persona në Gjilan

Gjuajtën me armë, arrestohen dy persona në Gjilan
Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar dje rreth orës 17:43 në fshatin Bresalc të Gjilanit, pasi që kishin shtënë me armë zjarri disa herë.

Lidhur me rastin janë konfiskuar dy pistoleta, tri gëzhoja, dy thika, pesë fishek dhe 1.08 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.


Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/