Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me ministren finlandeze për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne si dhe delegacionet e tyre.
Shefi i ekzekutivit kosovar shprehu mirënjohje ndaj shtetit të Finlandës dhe Irlandës për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj.
“Më lejoni ta shpreh gjithë mirënjohjen dhe falënderimin tim për mbështetjen e Finlandës dhe Irlandës, por edhe të të gjitha vendeve të BE-së. Ne e kemi këtë lidhje të dyfishtë, dypalëshe dhe përmes Brukselit. Jemi shumë të lumtur që ju kemi në Kosovë, në këto kohë të vështira, por kohë nga të cilat do të dalim edhe më të fortë se sa jemi aktualisht. Besoj se BE-ja, Finlanda, Irlanda, Ballkani Perëndimor, Republika e Kosovës, kanë shumë për t’i dhënë secilit, përvoja, bashkëpunim në rritje, tregti ekonomike, kulturë e kështu me radhë, dhe ndihmë për një Evropë dhe BE më të mirë, në aspektin e përparimit dhe mbrojtjes”, tha Kurti.
Kurse, ministrja Tuppurainen duke shprehur mbështetjen e shtetit finlandez për aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e BE-së, vlerësoi edhe veprimet e Kosovës karshi Rusisë.
Tuppurianen si mike e Kosovës theksoi përkrahjen edhe për liberalizim të vizave dhe anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Unë kam qenë anëtare themeluese e grupit të miqësisë Kosova dhe tani është koha për ta përjetuar këtë miqësi në jetën reale këtu në Prishtinë. Po jetojmë kohë të paprecedentë. Kemi luftë në Evropë. Rusia ka shkaktuar një luftë të pamëshirshme e të paligjshme në Ukrainë, dhe kjo ka qenë një alarm për ne të gjithë, për të luftuar për demokracinë. Ukrainasit po luftojnë për demokraci me jetën e tyre në fushën e betejës, dhe ne duhet të jemi të bashkuar në përgjigjen tonë ndaj Rusisë. I jemi mirënjohës Kosovës e cila ka ndërmarrë veprimet për t’u harmonizuar plotësisht me politikën e sanksioneve të BE-së kur është fjala për kundërvënien ndaj Rusisë. Kjo tregon në jetën reale, përkushtimin tuaj ndaj vlerave perëndimore, sundimit të ligjit, demokracisë, dhe të drejtave të njeriut, të cilat janë elementet thelbësore të integrimit evropian. Ne mbështesim plotësisht aspiratën tuaj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e Bashkëpunimit Evropian. Kjo kërkon shumë punë, ka shumë për të bërë dhe ne jemi këtu për të mësuar më shumë rreth pikëpamjeve tuaja dhe angazhimit tuaj ndaj kësaj kërkese. Ne mbështesim kërkesën tuaj për liberalizimin e vizave dhe gjithashtu ju mirëpresim që të jeni anëtar i Këshillit të Evropës”, theksoi ministrja Tuppurainen.
Ministri Byrne tha se Irlanda mbështet perspektivën evropiane të Kosovës. Sipas tij, marrëdhëniet ndërmjet Irlandës dhe Kosovës janë shumë të mira.
“Ne mbështesim fuqishëm perspektivën tuaj evropiane, po ashtu edhe perspektivën tuaj ndërkombëtare. Dhe unë e di se perspektiva ndërkombëtare dhe evropiane e Irlandës ka qenë absolutisht vendimtare për përparimin tonë ekonomik dhe social gjatë dekadave të fundit. Irlanda, siç e dini, ishte vërtet e përkushtuar për paqen dhe sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, duke përfshirë pjesëmarrjen e vazhdueshme të trupave irlandeze në KFOR. Ne jemi të gatshëm të mbështesim zhvillimin tuaj, përparimin tuaj. Mendoj se dy vendet tona janë shembuj me diaspora të mëdha. Irlanda ka udhëhequr në mënyrën se si ne angazhohemi me diasporën në mbarë botën, është shumë e rëndësishme. Ne nënshkruam një marrëveshje për taksimin e dyfishtë në vitin 2021, që përsëri është një punë normale e përditshme, mes shteteve për të siguruar që qytetarët të mos penalizohen dhe kjo ishte shumë, shumë e mirë, ishte një moment historik në marrëdhëniet tona dypalëshe. Pra, ne mezi presim të ndërtojmë mbi këtë dhe të punojmë me ju për të mbështetur aspiratat tuaja evropiane, aspiratat tuaja ndërkombëtare, ngase e di se është gjë e mirë për ju, por është gjithashtu gjë e mirë për të gjithë të tjerët dhe për stabilitetin në Evropë gjithashtu”, tha ministri irlandez.
Këto dy delegacione sot janë takuar edhe me zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova