LAJMI I FUNDIT:

Berisha akuzon Ramën për gjyq politik ndaj Salianjit: Duan t’i marrin mandatin

Berisha akuzon Ramën për gjyq politik ndaj Salianjit: Duan t’i marrin mandatin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi dëshmi të rikthimit të proceseve staliniste, gjyqin ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se PD-ja do ta kthejë në një çështje ndërkombëtare çështjen Salianji dhe nuk do të pranojë që në Shqipëri të rikthehen procese politike.


Kryetari i PD kërkoi ndjekje penale për ish-kreun e policisë Ardi Veliu dhe ish-funksionarëve të tjerë në kohën që ai drejtonte policinë si të përfshirë në ‘trafiqet e SHISH që manipulojnë dhe falsifikojnë prova”.

Deputeti i PD-së del sot para gjykatës për çështjen ‘Babalen’, Alibeaj e Berisha e marrin në mbrojtje
Lexo po ashtu Deputeti i PD-së del sot para gjykatës për çështjen ‘Babalen’, Alibeaj e Berisha e marrin në mbrojtje

Berisha shprehet se Edi Rama bashkë me grupin mafioz Xhafaj duan t’ia marrin mandatin deputetit Ervin Salianji.

Çështja ‘Babale’ ishte një ndër temat më të nxehta të debatit politik në vitet 2017-2019 gjatë kohës kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm.

Xhafaj u akuzua nga Salianji dhe PD se favorizoi vëllanë e tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.

Pas daljes së përgjimeve, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane duke shlyer dënimin e tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri i lirë.

Deputeti Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe gjykata kërkoi 1 vit burg për të. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori